• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Moratoriumi i pyjeve/ Kodheli inspekton punën e task-forcës në Dajt

by A R
27/06/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli inspektoi sot në Parkun Kombëtar të Dajtit task – forcën për zbatimin e moratoriumit 10-vjeçar për ndalimin e prerjes së pyjeve, strukturë mbështetëse e së cilës është Policia Ushtarake.

Ministrja Kodheli pa nga afër praktikën e punës së “Rojës së Gjelbër”, si dhe u njoh me rezultatet e arritura nga kjo strukturë ndërinstitucionale në mbrojtje të pyjeve.

Sipas efektivëve të task – forcës, deri tani janë konstatuar 52 raste të transportit apo prerjes së paligjshme të drurëve, disa prej të cilave janë dërguar për ndjekje penale.

Ajo u njoh gjithashtu edhe me tendencën në ulje të rasteve të prerjes apo së paligjshme të pyjeve, ku për muajin qershor janë konstatuar vetëm 4 raste.

Ministrja Kodheli e cilësoi si emergjente situatën e pyjeve dhe e konsideroi si shumë të rëndësishme mbrojtjen e tyre. “Ishim në momentin e duhur. Ishim në zgrip të një situate, realisht ndoshta që nuk do të kishim mundësi të rikthehej në situatën e mëparshme. Ndaj dhe ky angazhim i menjëhershëm i Policisë së Shtetit, Policisë Ushtarake, Ministrisë së Mjedisit me gjithë strukturat e veta, inspektorët dhe ekspertët, e bëri të suksesshëm këtë ndërmarrje. Jam më shumë se sa e kënaqur që ne jemi pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët për t’i ruajtur pyjet, për t’i ruajtur mushkëritë e vendit tonë, si një domosdoshmëri, jo vetëm në mbrojtje të këtyre ekuilibrave, por në domosdoshmëri për të parandaluar përmbytjet dhe çdo efekt negativ, të cilin ne sot e përballim nëpërmjet të gjithë situatave aspak të këndshme që kemi me natyrën”- u shpreh znj. Kodheli.

Task – forca “Roja e Gjelbër”, është një organizëm i përkohshëm për marrjen e masave emergjente për parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo dëmtim të pyjeve publike e private.

Ajo funksionon në pikat kryesore të akseve rrugore në të gjithë territorin e vendit, duke kontrolluar pikat e nxehta të identifikuara si potencial për prerje pyjesh si dhe në subjektet që përdorin si lëndë të parë atë drusore./a.m.

010065030

Next Post

"Drejtësia"/ Bylykbashi: Kongresmenët amerikanë sugjeruan zbatimin e rekomandimit 88

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In