Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata tha se portieri i Real Madridit, Iker Casillas dhe mbrojtësi Sergio Ramos i kanë kërkuar të mposhtë Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve.
Morata shënoi golin e vetëm të bardhezinjëve në barazimin 1:1 në Santiago Bernabeu që e kualifikoi skuadrën e tij në finale ku do të luajë ndaj katalanasve.
“Shokët e mi, Iker dhe Ramos më kanë kërkuar të mposhtim Barcelonën në finale, dhe më kanë uruar fat”, deklaroi Morata për mediat spanjolle.