• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Moralistët me këshilla e llafazanëri sociale…”/ Gëzim Tushi: Parashqevia ka nevojë për mbështetje shpirtërore

by S T
20/12/2024 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiuesi Gëzim Tushi trajtoi një analizë të gjerë sociologjike dhe psikologjike lidhur me rastin e Parashqevi Simakut, duke u ndalur në aspekte të ndryshme të reagimit shoqëror dhe jetës së saj personale.

Në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn, Tushi kritikon mënyrën se si ngjarja u trajtua në media dhe në diskursin publik, duke e cilësuar si një ekzagjerim që mbuloi çështje më të rëndësishme të shoqërisë.

‘Duhet ta ndajmë objektin në 2 pjesë, reagimi social, nevojat individuale për të rikuperuar. Jo vetëm ekonomikisht, por edhe nevoja shpirtërore, për të rimarrë kuotat e jetës së përditshme. Mu duk çudi që në historinë e shoqërisë tonë ka raste kur ngjarje te zakonshme, jo e mbinatyrshme, fati i një njeriu që pëson një dramë dhe humbet shkëlqimin e dikurshëm, katandiset në një gjendje të marxhinalizuar dhe probleme. Ky zmadhim, ekzagjerim që kazani i jetës sociale u mblodh rreth çështjes së Parashqevisë, nuk është e mjaftueshme. Gjykoj se këto ditë u bllokua gjithë media, shtypi, radio, por edhe mediat e tjera moderne. Kjo është ana e dukjes, problemi interpretimi i ngjarjes nuk është bërë në rrugën e duhur.

Kjo u kthye në një pretekst diagnostikime herë me zili, herë me hakmarrje, mëshirë. Ngjarje që e bombardoi shoqërinë. Mendoj se shoqëria ka probleme plot. Parashqevia personalitet i shquar i kulturës, por me bën përshtypje që e trajtojmë problemin pa e ndarë famën publike me jetën intime. Rasti i Parashqevisë, një pjesë e debatit u kthye në të kaluarën e saj. Këtë pretekst, këtë rast e kthyen në qëllime të mbrapshta. Filluan të duken thashethemexhinjtë u shfaqën ziliqarët. U duk dhe një hakmarrje retrospektive.’

Studiuesi trajtoi edhe fenomenin e emigrimit dhe pasojat kur ëndrrat për sukses nuk realizohen, duke përfshirë margjinalizimin dhe përkeqësimin e statusit social.

‘Sociologjikisht ngjarja mori dimensione të ndryshme. Diagnostikimi, duhet të nxjerrë fryte të dobishme për shoqërinë. E para problemi i largimit nga Shqipëria. Kërkoi majat e suksesit. U martua me një qytetar amerikan ,dështoi. Ishte në shtresën e mesme në Shqipëri, shkoi atje u katandis keq. nuk mund të iket nga vendi me ndryshim statusi. Nuk do gjesh El Doradon. Duhet bërë llogaritë. Kur gjëra i bën jo në mënyrën e duhur, i nxituar këto kthehen në boomerang. Duhet shikuar në një dimension të kurbës së emigrantit. Një pjesë e atyre që largohen sepse enden të zhgënjyer, e cilësojnë vendin si depresiv, largohen me mendimin se do gjejnë me mirë. Problemi kur shkon andej dhe nuk ke sukses. Apo shkon me ndryshim statusi, të merresh me punë të rëndomta nuk është normale. Një pjesë përfundojnë keq. kemi raste edhe vajza në rrugën e prostitucionit, djem në rrugët e krimit. Qëndrojnë atje për të mos u kthyer. Edhe një ndjenjë patriotike duhet frymëzuar tek njerëzit tanë. Askush nuk e ka suksesin të garantuar. I zoti ai që di ta rregullojë këtë ekuacion.’

Tushi trajtoi edhe degradimin e statusit të artistit dhe banalizimin e artit në një treg të hapur, ku artistët shpesh përballen me vështirësi.

‘Shoqëria shqiptare kaloi në mënyrë të rrufeshme nga një shoqëri totalitare, ku artistët kishin pengesa. Kaluan në liri për të shfaqur pikëpamjet. Shoqëria shqiptare hyri në binarët e ekonomisë së tregut dhe tregu nuk është i favorshëm për artin. Erdhi demokratizimi i artit, një lloj populizmi, banalizmi. U ndjenë keq. dhe ndryshoi statusi i artistit. Ajo që më bën përshtypje, ne nuk e ndajmë jetën private nga fama publike. Po më gjetët një njeri publik që nuk është anatemuar. Edhe Ismail Kadareja është goditur. Kjo gjë ndodhi edhe me Parashqevi Simakun.

Ndoshta krahasimet çalojnë, po ne e ngatërrojmë. Nëse je njeri i zakonshëm nuk merret njeri me ty, as po bëhesh i famshëm, syri i jetës intime i jashtëzakonshëm. Rasti i Parashqevisë, dolën perfeksionistët moralë, ata që janë këshilla morale. Jemi në shoqëri liberale dhe nuk po heqim dorë që morali është supersociale. Edhe Simaku ka të drejtë ta organizoj jetën si të dojë. Një llafazanëri sociale. Politika bëri që qëndroi jashtë kësaj ngjarje. U shfaqën sipërmarrësit dhe këta që dëshmojnë mëshirë. Raste të tilla, edhe pse nuk jam dakord që shoqëria të përziejë gjithë kazanin, nuk është kaq e madhe sa të merrem vetëm me këtë çështje, dolën këta shpëtimtarët e saj. Ajo mund të ketë nevojë për ndihmë, nuk janë të panevojshme.’

Së fundmi, Tushi thotë se rasti i Parashqevi Simakut tregon për një mungesë ekuilibri në reagimin shoqëror dhe për nevojën që shoqëria shqiptare të kalojë nga një kulturë gjykimi dhe moralizimi drejt një kulture mbështetjeje dhe mirëkuptimi.

‘Parashqevia ka nevojë për kontribut shpirtëror. Kam përshtypje që në vend ta ndihmojë mund të përkeqësoj realitetet e saj. Mund ti kthehet në ambient toksik. Në të njëjtën kohë kanë qenë edhe hipokritët. Së pari duhet ti qëndrojnë afër njerëzit e dashur. Edhe djemtë tanë atje mund ti qëndrojnë afër dhe ta ndihmojnë. Ajo ka nevojë të ndihmohet. Shoqëria shqiptare duhet të nxjerr mësimin e duhur. Ato mësime për përmirësimin e shëndetit tonë si shoqëri.’

Next Post
Kallashnikov dhe municion në banesë, arrestohet 65-vjeçari në Pogradec

Dhunoi babanë e moshuar, arrestohet 32-vjeçari në Delvinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

November 4, 2026
Vrasja e çiftit në Dropull, prokuroria del me njoftim: Ka prova se Thoma Mastora është autori

Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!

November 4, 2026
Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

November 4, 2026
Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

DETAJET/ Vrasja në familje që u shit si sulm nga ariu, arrestohen të dyshuarit nënë dhe bir në Bulqizë!

November 4, 2026
Buxheti për Drejtësinë, KLGJ me ankesa dhe kritika: 37% më pak nga sa kërkuam dhe 1,1% më pak se më 2026-ën!

Buxheti për Drejtësinë, KLGJ me ankesa dhe kritika: 37% më pak nga sa kërkuam dhe 1,1% më pak se më 2026-ën!

November 4, 2026
Rusët nuk i ndalin sulmet në Ukrainë, bombardohet rajoni i Odesës, raportohet për të plagosur!

Rusët nuk i ndalin sulmet në Ukrainë, bombardohet rajoni i Odesës, raportohet për të plagosur!

November 4, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete, për shkakun…

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, Ministria e Shëndetësisë ndan detaje: Mes të asfiksuarve edhe një fëmijë, viktimë 83-vjeçarja!

November 4, 2026
Shtyhet përsëri hapja e “basteve online”, ministri Malaj njofton rishikimin e kuadrit ligjor!

Shtyhet përsëri hapja e “basteve online”, ministri Malaj njofton rishikimin e kuadrit ligjor!

November 4, 2026
Operacion antidrogë në Tiranë, 2 persona të arrestuar! Sekuestrohen kokainë, kanabis, pistoletë, zara metalikë dhe…

Operacion antidrogë në Tiranë, 2 persona të arrestuar! Sekuestrohen kokainë, kanabis, pistoletë, zara metalikë dhe…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In