Kur artistët e famshëm i pranojnë çmimet për arritjet e tyre, shpesh mund t’i dëgjoni duke falënderuar për këtë familjen, regjisorin dhe natyrisht perëndinë. Natyrisht këtë e bëjnë ata që besojnë në Zot.
Ndërsa ata që nuk besojnë, e falënderojnë kryesisht familjen dhe agjentin e mirë. Si të parët, ashtu edhe të dytët janë po aq të zëshëm kur i promovojnë qëndrimet e tyre religjioze, ndërsa ne ju sjellim listën e atyre që janë ateistë, pra nuk besojnë në Zot. Kevin Bacon njihet për shumë filma të tij hit, ndërsa edhe pse gruaja e tij është e besimit hebre, ai vetë ka deklaruar se nuk beson në Zot, por ka deklaruar se qëndrimi i tij nuk është kundër fesë, por se mbështet ndarjen e kishës nga shteti, shkruan Zëri.
Edhe pse është rritur në Spanjën katolike, aktori Javier Bardem është një ateist i përbetuar. Ai një herë kishte deklaruar se vdekja e babait të tij ka bërë që ai të kuptojë se njerëzit e përdorin fenë për t’u përballur me frikën nga vdekja dhe kjo e ka shtyrë që nga një besimtar, të bëhet një ateist. Julianne Moore përveç filmave që ka xhiruar, njihet edhe për angazhimin e saj për të drejtat e njeriut dhe për ateizmin e hapur. E pyetur se çfarë do t’i thoshte Zotit kur ta takonte në dyert e parajsës, ajo është përgjigjur: “Po ti vërtet po ekzistoje, unë kam gabuar”.