• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Moody’s: Sfida kryesore e Shqipërisë borxhi, në fund të 2015 shkon 73 %

by A R
10/12/2015 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sfida kryesore e Shqipërisë mbetet niveli i lartë i borxhit, që për Moody’s në fund të vitit 2015 do të jetë 73%, për të rënë më pas në 70% në 2016.

Agjencia prestigjioze ka bërë një raport të veçantë të quajtur “Qeveria e Shqipërisë”.

“Ndërsa kandidatura e Shqipërisë në BE ka nxitur luftën kundër korrupsionit dhe përparimet në reformën e sektorit publike, përshtatja institucionale me standardet e BE-së mbetet ende e tejzgjatur dhe ne presim që mjedisi i biznesit të mbetet i kufizuar”, ka thënë Evan Vvohlman, as.zv. president, analist dhe autori i raportit të Moody’s.

Sfida kryesore e Shqipërisë mbetet niveli i lartë i borxhit, dhe kërkesa e vazhdueshme për huamarrje e qeverisë, dhe pse rreziqet e rifinancimit janë zbutur pas marrjes së 450 milionë eurove Eurobond në nëntor. Raporti vëren se treguesit fiskalë u përkeqësuan ndjeshëm para zgjedhjeve parlamentare të 2013.

“Megjithatë ne presim efekte pozitive nga integrimi në BE,e cila ka provuar të jetë një guidë e rëndësishme hyrjes së investimeve të huaja direkte, mes vendeve për anëtarësim në rajon”, ka shtuar Vvohlman.

Agjencia vlerëson pozitivisht punën e qeverisë shqiptare me institucionet ndërkombëtare, si FMN-ja apo Banka Botërore. Këto marrëveshje kanë për qëllim përmirësimin e strukturës së brendshme të borxhit, i cili është i kufizuar nga një maturi e shkurtër mesatare dhe një mbështetje e lartë në sektorin e brendshëm bankar, i cili në vetvete është i ngarkuar me volumin e madh të kredive me probleme.

Për më tepër, vlerëson raporti, vazhdon reforma në sektorin energjitik, me mbështetjen e Bankës Botërore, dhe kjo është theblësore për përmirësimin e klimës së biznesit, dhe parandalimin e situatave të tilla, me borxhe të pashlyera ndaj qeverisë.

Komentet e Moody’s vijojnë më tej se progresi i suksesshëm përsa i përket reformës strukturore pozitive të kredisë, veçanërisht trajtimi i korrupsionit, forcimi i të drejtës së pronës dhe sistemit gjyqësore, do të sjellë përmirësim të konkurrencës dhe do të zgjerojë tërheqjen e biznesit./Tch

Next Post

Vrau biznesmenin 39-vjeçar, arrest me burg Miran Tilës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

December 26, 2025
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

December 26, 2025
Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

December 26, 2025
“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

December 26, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Kartolina e munguar për vitin 2026

December 26, 2025
Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

December 26, 2025
Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com