• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Monumenti i ri nxjerr në dritë sheshin Liria në Durrës

by
25/05/2015 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Besar Likmeta / BIRN

Veprat monumentale të artistit durrsak Ilirjan Xhixha, i cili u largua nga qyteti i tij i lindjes drejt Italisë dy dekada më parë, hijeshojnë sheshe dhe koleksione private nga Tokio në Nju Jork.

Megjithatë, tanimë Xhixha është rikthyer me një krijim të ri të titulluar ‘Kaligrafia e dritës së qytetit të Durrësit,’ i vendosur në sheshin e rikonstruktuar Liria, që shtrihet midis bashkisë dhe teatrit Aleksandër Moisiu.

Vepra e Xhixhës është një instalacion gjigant inoksi që gjarpëron horizontalisht në shesh, duke thithur dritën dhe reflektuar imazhet e strukturave ekzistuese përqark tij, si imazhet fikse dhe ato në lëvizje.

Pasqyrimi i imazheve në të gjithë shtrirjen kohore të ditës, në ecje ose të palëvizshme, si dhe përzierja e  ngjyrave të objekteve e kthen sheshin e ri në një pikture të madhe abstrakte, informale.

“Ideja fillestare për këtë vepër lind [me pyetjen] se si mund të ekuilibrohet kjo hapësirë, ky shesh në funksion me të gjithë arkitekturën rreth e përqark ekzistuese, ku kemi disa lloj kulturash, një mishelë që vështirë të ekuilibrohej me një skulpturë të vetme, sa do mrekulli vepër arti të ishte,” shpjegon Xhixha.

“Lindi ideja e potencës nevralgjike të qytetit të Durrësit, të potencës së dritës, të dritës marramendëse të këtij qytetit dhe kërkova t’i jap një tingull këtij sheshi,” shton ai.

Sipas Xhixhës, qyteti i Durrësit ka një dritë të pastër, që është njohur që nga kohërat antike ku ai shpesh përshkruhej si një qytet me dritë dhe si taverna e Adriatikut.

Sheshi dhe monumenti i ri u përurua të enjten nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk i kurseu vlerësimit për ish-studentin e tij.

“Unë dua t’ju falënderoj edhe një herë nga zemra, ish studentin tim dhe jam shumë krenar sepse, në qoftë se një profesor apo një mësues nuk e lënë mbrapa studentët, ai nuk është as profesor dhe as mësues,” u shpreh Rama.

“Kështu që jam shumë krenar që Iliri është një nga ata, dhe nuk është i vetmi, që ma kanë kaluar dhe kanë arritur të kthejnë atë që kanë marrë nga unë, por edhe atë që kanë ushqyer me pasionin e tyre, në një rrugë artistike të vlerësuar në arenën ndërkombëtare, të vlerësuar nga kritika, por sigurisht, edhe të vlerësuar nga koleksionistët,” shtoi ai.

Megjithatë, rijetëzimi i sheshit Liria dhe sidomos zhvendosja nga ky shesh i shatërvanit të viteve 1920 nuk kaluar pa debate.

Xhixha thotë që si shumë durrsakë të tjerë ai mbart gjithashtu shumë nostalgji për shatërvanin, por nënvizon që sheshi i mëparshëm ishte konceptuar për një qytet me 18,000 banorë një shekull më parë dhe nuk i përgjigjej evoluimit të tij.

“Në fizionominë dhe evoluimin e përditshëm, bota ecën me hapa gjigantë, ndaj dhe nëse ne kërkojmë të lëvizim ky është një fakt pozitiv,” thotë ai.

I diplomuar për pikturë dhe skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe atë të Brerës në Milano, Xhixha ka studiuar me disa nga figurat më në zë të rrymës informale në artit në Itali, si Gottardo Ortelli, Davide Benati dhe Paolo Minolli, të cilët tashmë janë kthyer në simbole të kësaj lëvizjeje.

Veprat e tij avangarde dhe informale nuk kërkojnë të modelojnë strukturën nëpërmjet dritës, por dritën nëpërmjet strukturës, ku materiali i tij i preferuar mbetet inoksi.

Artisti durrsak shpjegon se e ka titulluar veprën e tij Kaligrafia e dritës së qytetit të Durrësit, sepse “të gjithë përfaqësohemi nga një kaligrafi, të gjithë e kemi bërë një spontanitet kaligrafik.”

Frekuenca e dritës shpjegon ai, i ka të gjitha ngjyrat brenda, të cilat krijojnë një tingull të veçantë kur modelohen në një vepër arti. Artisti shpjegon që gërvishtjet që do të lënë qytetarët duke shkelur mbi pasqyrat e inoksit do ta rimodelojnë përjetësisht këtë vepër.

“Gërvishtja banale është një alterim që ndikon në ndërrimin e frekuencës së dritës dhe kjo rimodelon përsëri këtë vepër me gjurmën e qytetarit që kalon,” Xhixha thotë . “Është një vepër [që ripërtërihen] në vazhdimësi si me qytetarët ashtu dhe me dritën në pafundësi,” shton ai.

Pa dashur ta kategorizojë veprën e tij, ai e përshkruan atë si një vepër arti ku përplasen shumë faktorë, në një shesh që ka disnivelet e tij nga pikat e vështrimit nga më të ndryshmet, duke shtuar që sheshi ekzistues kishte nevojë për një tingull drite.

“Ishte imponimi i hapësirës ekzistuese që unë ta zgjidhja në këtë mënyrë, të dominonte ky tingull drite që i mungonte, dhe nuk mund t’u ekuilibronte sipas meje në drejtim tjetër. Kjo u bë duke modeluar diçka autoktone, jo provinciale, jo ballkanike, por bashkëkohore,” tha ai.

Next Post

Gafë apo subkoishiencë/ Kosova: “Votoni drejtimin e duhur”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

July 26, 2026
Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

July 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

July 26, 2026
Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

July 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Bulevardi i flamingove dhe qeveria e empatisë

July 26, 2026
Olsi Dado refuzon takimet e Veliajt me të afërmit e miqtë edhe në burg

Prokurori pa Magjistraturë, Veliaj dhe ironia e një beteje ligjore

July 26, 2026
150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

July 26, 2026
Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

July 26, 2026
Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

July 26, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Një administratë me dhembshuri për qytetarin, mision i (pa)mundur?

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In