• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gafë apo subkoishiencë/ Kosova: “Votoni drejtimin e duhur”

by
25/05/2015 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kemi dëgjuar shumë batuta nga Dr. Halimi këto javë fushatë elektorale, por me sa duket në një pikë ai është i paqartë, përderisa e ka përsëritur disa herë. Gjatë takimit të sotëm me biznesin, Kosova dha mbështetjen e tij publike për kandidatin e majtë, Erion Veliaj, duke u kërkuar qytetarëve të votojnë drejtimin e duhur, i cili është slogani i koalicionit të majtë.

 “Një njeri me provë, me fakte të dukshme dhe të prekshme, transparent gjithmonë me qytetarët, është garancia më e madhe që vota e çdo njeriu do shkojë në drejtimin e duhur. Unë këtë kam në dorë, që emrin tim ta vë në tavolinë. Pse e kam bërë këtë, sepse kam pas dhe oferta të tjera, por tani jam i bindur se njerëzit më shumë se kurrë mendojnë që individi…” deklaroi sot Dr. Halimi.

Por, deputetes së PD Jorida Tabaku, e vetmja nga PD që e shoqëron rregullisht Dr. Halimin në fushatë, pasi pjesa tjetër e partisë e kanë lënë jetim, i “ngriu” gjaku nga “gafa” e radhës, rrëmbeu menjëherë mikrofonin dhe u mundua të rregullonte kështu:

 “Mua më pëlqen edhe ironia e doktorit që e përdor gjithmonë drejtimi i duhur se ky është drejtimi i duhur, punë dhe dinjitet. Jo ai tjetri. Punë dhe jo fjalë, ky është drejtimi i duhur”, tha ajo.

 

Ama, Dr. Halimi s’mund ta linte me kaq, por vijoi: “Jo mor jo. Drejtim i duhur mund ta përdorin të gjithë, por puna është ça ke në mënd ti për drejtim të duhur”.

 

E më pas, vazhdoi: “Nëse ndonjë që thotë, hë se është i lodh, 5 ambulanca i duhen nga mbrapa për të më gjëmu m’u për t’i dhënë ndihmë, pas çdo 500 metra. Po ja u them se matem mirë me i thënë hajde më dil një herë në shesh ta shohim bashkë nëse jam i lodh apo s’jam i lodh. Njëri tani më kërkon lekët e motorrit se më tha duke të gjëmu ty m’u prish motori”.

Next Post

Basha: Mazhoranca refuzoi propozimet tona për ulje taksash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com