Monopatinat elektrike/ Eksperti Rrugor: Të rrezikshme, s’duhet të përdoren nga fëmijët!

Monopatinat elektrike po kthehen gjithnjë e më shumë në burim kryesor për aksidente rrugore, ku rasti më i fundit ishte ai kur 3 të miturit u përplasën nga një makinë në Tiranë.

Eksperti Rrugor Arben Luzi, i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv ai tha se këto mjete janë të rrezikshme dhe s’duhet që të përdoren nga fëmijët.

Ai theksoi edhe mungesën e edukimit në shkolla për ti mësuar të rinjve rregullat e qarkullimit rrugor.

 ‘Kur drejtohen nga fëmijë është me rrezik sepse mund të bëjnë veprime të gabuara. Duke marr moshën e tyre që janë të rinjtë nuk mund të pajisen me mjete drejtimi, ato mjete kanë një shpejtësi të madhe dhe s’janë mjete që mund të lëvizin nëpër rrugë dhe 2 veta në ato mjete. Këtë e gjen masive në rrugët e Tiranës. Të miturit janë të papërgjegjshëm, edhe niveli edukativ në shkolla mungon sepse duhet që të fillojë nga faza parashkollore për të pasur njohuritë e nevojshme për të qarkulluar në rrugë. Ka pasur edhe aksidente kur monopatinat kanë goditur edhe këmbësorë. Ata kalojnë edhe në vendkalimet e këmbësorëve. Nuk mund të lejohen fëmijët 9 ose 10 vjeç që të përdorin monopatina’, tha ai.

Eksperti tha se përdoruesit e tyre qarkullojnë në kundravajtje, pasi nuk njohin asnjë rregull për drejtimin e këtij mjeti.

‘Qarkullojnë në kundravajtje që duhet që të ndëshkohen nga policia. Nuk njohin asnjë rregull për drejtimin e këtij mjeti, janë të papërgaditur. Si rasti i 3 fëmijëve të mitur që u aksidentuan, unë them se rastet do të shtohen dhe kjo frenohet duke u ndërgjegjësuar njëherë familjarët që të mos i dhurojnë fëmijës një monopatinë. Ato kapin edhe 100 km për orë, pra është një mjet i fuqishëm. Duhet që të vendosen gjoba nga policia, duhet që të ndëshkohen, janë mjete të rrezikshme, janë shumë problematike’, tha ai.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.