• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Monopatinat burim aksidentesh”, Qibini: Mjeti i pa klasifikuar në Kodin Rrugor. Gazetarja: Masat ndaj këmbësorëve, pa efekt

by Os De
14/10/2025 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monopatinat, e përdorura së fundi në masë nga të rinjtë, por edhe të mitur, po kthehen çdo ditë e më shumë në burim aksidentesh. Në studion e emisionit ‘Real Story’, analisti Eduard Zaloshnja, u shpreh se nga vjet, sivjet janë dyfishuar viktimat që kanë qenë në përdorim të motoçikletave/ monopatinave. 

“Nga vjet, sivjet janë dyfishuar viktimat që kanë qenë në përdorim të motoçikletave dhe me motoçikleta përfshihen të gjitha, mjetet me dy rrota, monopatinat mbi 25 km/h. E ndjek çdo vit, si këtë vit nuk kam parë një dyfishin të motocikletave, dhe po të shohim gjithë viktimat nga vjet në sivjet, thuajse ka ardhur nga motoçikletat”, u shpreh Zaloshnja. 

I të njëjtit mendim është edhe ekspert i sigurisë rrugore, Islam Qibini ndërsa nxjerr si problematikë edhe faktin së këto mjete nuk janë të përfshira në Kodin Rrugor. 

“Sa i përket monopatinave me një fuqi të caktuar, ky lloj mjeti është futur kohët e fundit kryesisht pas covidit, dhe në shumë vende të BE -së, ende nuk ka një legjislacion për mënyrën si duhen përdorur. Është problem jo vetëm te ne, janë mjete të reja. Në kodin rrugor ky mjet ende nuk është i klasifikuar, hyn si një mjet mes mjetit me pedalë dhe ciklomotorit”, u shpreh Qibini. 

Referuar shifrave, Zaloshnja tha se praktikisht 2/3 e atyre që kanë humbur jetën në Shqipëri, janë këmbësorë, biçiklistë, motoçiklistë. Në Evropë, kjo është 20%. 

Ndërkohë gazetarja e kronikës në ABC News, Bleona Sari, solli në vëmendje masat ndëshkimore edhe për këmbësorët që u ndërmorën nga policia me qëllim shmangien e aksidenteve, të cilat sipas saj rezultuan të paefektshme. 

“Për këmbësorët u morën edhe masa, duke vendosur gjoba. Madje nga drejtoria e rrugores, u tha se kishim mbi 50 masa në një ditë, vetëm për këmbësorët, por kjo nuk dha efekt”, u shpreh ajo. 

 

 

Next Post
LIVE Shqipëri-Jordani/ Spektakël kuqezi, Broja asiston për Bajramin, udhëheqim me 4 gola të shënuar

LIVE Shqipëri-Jordani/ Spektakël kuqezi, Broja asiston për Bajramin, udhëheqim me 4 gola të shënuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com