• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE Shqipëri-Jordani/ Spektakël kuqezi, Broja asiston për Bajramin, udhëheqim me 4 gola të shënuar

by Os De
14/10/2025 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria pret Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel miqësor.  

Pas fitores në Leskovc kundër Serbisë, morali te kuqezinjtë është i lartë, teksa Sylvinho ka zgjedhur të kryejë disi një rotacion në 11-she.  

Në portë është zgjedhur Mario Dajsinani, ndërkohë që në mbrojtje do të rreshtohen Balliu, Mihaj, Gjimshiti dhe Mitaj. Asllani dhe Shehu nuk “luajnë” nga formacioni, ndërkohë që Bajrami do ta startojë këtë takim si titullar.  

Sulmi është ndryshuar i tëri, me Asanin dhe Hoxën që do të mbulojnë krahët, ndërkohë maja e sulmit i është besuar Mirlind Dakut.  

Nga ana tjetër, Jordania është një nga skuadrat surprizë që ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, për të parën herë në historinë e këtij vendi.  

Drejtësi në këtë takim do të vendosë zvicerani Lukas Fähndrich, i cili do të mbështetet nga dy bashkëkombësit e tij, Jonas Erni dhe Nicolas Müller, ndërkohë gjyqtar i katërt është zgjedhur Juxhin Xhaja.  

Shqipëria është ndeshur vetëm një herë me Jordaninë, në vitin 2018, një takim i përfunduar pa gola.  

Rezultati Live:  

Shqipëri 2-1 Jordani  

Mo Abualnadi (A.G) 40′, Broja 65′ / Al-Rashdan 27′  

Komenti Live:  

Rezultati Live:

Shqipëri 4-1 Jordani

Mo Abualnadi (A.G) 40′, Broja 65′, Hoxha 75′, Bajrami 79′ / Al-Rashdan 27′

Komenti Live:

79′ GOOOL Shqipëria 4-1/ Broja lëviz bukure në zonë dhe pason për Bajramin, i cili godet dhe tund rrjetën.

78′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Balliu dhe në vendin e tij futet Hysaj, i cili bëhet lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren shqiptare.

75′ GOOOL Shqipëria 3-1/ Arbër Hoxha provon me një gjuajtje fantastike nga distanca dhe tund rrjetën, duke sjellë tashmë qetësi te kuqezinjtë.

72′ Dy zëvendësime te Jordania. Largohen Al-Hourani dhe Alnaimat, në vendet e tyre futen Al-Rosan dhe Al-Mardi.

70′ Alnaimat provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon larg kuadratit.

65′ GOOOL Shqipëria 2-1/ Asallani jep një top mjaft të bukur në zonë dhe Broja me një manovër fantastike kalon portierin dhe shënon.  

62′ Al-Rashdan tenton me një predhë nga goditja e dënimit, por Dajsinani e ndal pa probleme.  

61′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Daku dhe në vendin e tij futet Broja.  

52′ Bajrami provon nga një goditje dënimi shumë afër, por tentativa e tij ndalet në mur.  

46′ Tre zëvendësime te Shqipëria. Largohen Asani, Shehu dhe Gjimshiti, në vendet e tyre futen Gripshi, Ramadani dhe Cake.  

46′ Nis pjesa e dytë!  

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!  

45+2′ Alnaimat lëviz brenda zonës dhe godet me të djathtën, por Dajsinani e ndal siç duhet.  

45+1′ Al Tamari pason brenda zonës, por Dajsinani e lexon siç duhet dhe e kontrollon topin pa probleme.  

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.  

43′ Asllani tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi devijohet nga mbrojtësi.  

40′ GOOOL Shqipëria 1-1/ Bajrami lëviz bukur në zonë dhe pason për Dakun, por Mo Abualnadi e arrin përpara dhe e çon topin në rrjetën e tij.  

27′ Gol Jordania 0-1/ Një krosim në zonën kuqezi nuk largohet siç duhet, me Al-Rashdan që godet me kokë dhe tund rrjetën. (VIDEO)  

24′ Asani tenton sërish me një goditje nga distanca, por kësaj radhe topi shkon shumë larg kuadratit.  

21′ Daku merr një top në zonë dhe godet, por ndalet nga Abulaila. Topi rikthehet te Bajrami, i cili nuk gjen dot kuadratin me tentativën e tij.  

18′ Al-Tamari përfiton nga një gafë në mbrojtje dhe del i vetëm përballë Dajsinanit, me këtë të fundit që shmang golin e sigurt.  

16′ Asani provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Abulaila.  

10′ Asani hedh një krosim drejt zonës, por Daku nuk e arrin dot, me topin që përfundon në duart e Abulaila.  

4′ Asllani hedh një krosim të rrezikshëm në zonë që devijohet nga Nasib, duke rrezikuar autogolin, por portieri Abulaila arrin ta kontrollojë topin.  

1′ Nis sfida në “Arenën Kombëtare”! 

 

 

 

Next Post
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja akset rrugore që do bllokohen! Ministria: Përdorni rrugë alternative

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja akset rrugore që do bllokohen! Ministria: Përdorni rrugë alternative

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

June 25, 2026
Asgjësohet kanabisi në Skuraj, arrestohen dy kultivuesit

Asgjësohet kanabisi në Skuraj, arrestohen dy kultivuesit

June 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Qershor 2026

June 25, 2026
Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

June 25, 2026
Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

June 25, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Bardhi: Vetëm Kuvendi i Shqipërisë nuk debaton për protestën. Veteranët e UÇK të mos keqpërdoren nga Balla

June 25, 2026
“60 persona morën mjekim”, policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

“60 persona morën mjekim”, policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

June 25, 2026
Nuk ka më motorë e korrierë, Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

Nuk ka më motorë e korrierë, Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

June 25, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Komisioni i reformës territoriale, Ristani nuk pranon të marrë pjesë, socialistët kërkojnë të lajmërohet Veliaj

June 25, 2026
“Në emër të Allahut predikon urrejtje”, Rama ndan foton e qytetares: Besimtare e shitur!

“Në emër të Allahut predikon urrejtje”, Rama ndan foton e qytetares: Besimtare e shitur!

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In