• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monologu i ndjerë i aktorit Lami: “Një heshtje e kobshme, paralajmëruese”

by Java News
30/03/2020 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kushtet e karantinës, aktori i njohur Vasjan Lami ka zgjedhur të shkruajë. Vargjet i ka quajtur “monologu i Karantinës”, e pikërisht nga karantina i drejtohet njeriut, që sipas tij, po kërcënohet nga një virus.

Sikur njeriu ta dinte, thotë Lami, që do vinte ky virus që i rrezikon jetën do bënte shumë gjëra më mirë në jetën e tij.

KARANTINA

Nuk mund ta besoja,

nese do të me thonin dikur,

se do të binte një epidemi,

që gjithë njerrëzimin do ta mbyllte në shtëpi.

Se do te ish aq e frikshme,

sa dhe emrin do e ndërronte rrugës;

nga Epidemi, në Pandemi…….

Pallate të heshtura…..

Rrugë të braktisura, si mbas kortezheve…..

Cicërima zogjsh të harruar…..

Guguftu që qajnë heshtjen…..

Ndonjë çjerrje makine hallemadhe…..

Dikush që lëviz cepave, kuturu……

Në ballkon, trishtim dhe tym dyhani gjithashtu.

Qentë e rrugëve lodhen se nuk kanë ç’të hanë.

Duket sikur edhe njerrëzit po krijojnë Mutacione….

Një jetĕ e këputur me gërshërë, fare pa pritur.

Vakum…

Vakum ne ëndrra.

Vakum mes njerëzish.

Vakum te e nesërmja.

Globi rrotullohet pa zhurmë.

Një heshtje e kobshme, paralajmëruese.

Njeriu i fortë, çudibërës, i plotfuqishĕm, i vetkënaqur,

i mundur nga një Virus.

Nuk e dija,… nuk e shoh,… se po ta dija, dija unë ç’ti bëja.

…

Bëja pra !

…

Sillu tani në kafaz, siç i ke bërë kafshëve dje !

Kafsho hekurat !

Bëj sherr, e lëpiu me të tutë!

Analizo ç’ke bĕrë mirë a keq, deri tani.

E kupton që nuk do të jetosh aq gjatë sa mendoje ?

…..

Të vjen keq tani, që je lodhur dhe je bërë pis për vogëlima ?

Që nuk ke thënë sa herë e ke ndjerë; “Të dua. Me pëlqen” ?

Që fjalën e fundit e thoje të parën, se të pëlqente vetja ?

Që nuk e ke parë edhe tjetrin siç shihje veten ?

Doje veten më shumë se çdo gjë ?….

Rri vetëm atëherë !

Shijoi virtualisht të gjitha bëmat e tua !

Sa je lodhur, i ziu ti !

Shikon tjetrin që ikën fare lehtë, e trembesh për veten.

Sepse nuk besoje që mund të ndodhte edhe kështu!

…

Dhe ndjehesh komplet i pafuqishëm, për të djeshmen dhe të nesërmen !

Ah ta kisha ditur….thua

….

Çfarë do të bëje ?

Next Post
Koronavirusi/ Ekspertja Silva Bino: “Po e zgjerojmë hartën e personave të testuar për koronavirus. 60% e rasteve nga Tirana”

Shefja e DSI, Silva Bino: Kemi bërë tamponë për Covid-19 që në fund të janarit, ja pse nuk kemi rritje të të infektuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com