• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Monitorimi i opinionit publik në qarkun Tiranë: Përkeqësohet perceptimi për punën e policisë!

by Java News
02/04/2019 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadrin e projektit “Monitorimi i opinionit publik në qarkun Tiranë (krahsuar me qarqet e tjera) mbi rolin e policisë në jetën e përditshme të komunitetit”, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA), AGENDA Institute zhvilloi sondazhin e rradhës, në serinë e sondazheve periodike të parashikuara në këtë projekt. Sondazhi u realizua teknikisht nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Metodologjia dhe gjetjet e këtij sondazhi janë përgjegjësi e autorit.

Përmes këtij projekti, synohet të monitorohet periodikisht opinioni i komuniteteve (në qarkun Tiranë, krahasuar me qarqet e tjera) në lidhje me punën e policisë në to. Vetë forma e sondazhit (elektronik) krijon mundësinë për kryerjen e tij brenda fare pak ditëve. Në këtë mënyrë, mund t’i jepet policisë një feedback i vazhdueshëm, që mund t’i vlejë për përmirësimin e punës në komunitet.

GJETJET KRYESORE TË SONDAZHIT TË PRILLIT

Në tremujorin e parë të vitit 2019 ka patur një rënie të ndjeshme statistikisht të opinionit pozitiv të banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër), për punën e policisë së qarkut të tyre (ka zbritur në nivelin 50%). Ndërkohë, ka patur edhe një rritje të opinionit negativ (ka mbërritur në nivelin 35%). Rezultate të ngjashme vërehen në rang republike; ka një rënie domethënëse statistikisht të opinionit pozitiv për policitë e qarqeve (krahasuar me 3 muaj më parë), duke zbritur në nivelin 45%, ndërkohë që opinioni negativ është rritur (Grafiku 1 dhe 2).

Grafiku 1.    Qarku Tiranë: Çfarë vlerësimi keni në përgjithësi për punën e policisë së qarkut tuaj?

Grafiku 2.  Shqipëria: Çfarë vlerësimi keni në përgjithësi për punën e policisë së qarkut tuaj?

Rreth 52% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) mendojnë se kriminaliteti është i ulët në zonat ku jetojnë. Ndërkohë, 22% mendojnë se është i lartë. Në pjesën tjetër të vendit, perceptimi për nivelin e kriminalitetit në zonat e banimit është më i lartë. (Grafiku 3 dhe 4).

Grafiku 3.       Qarku Tiranë: Në zonën ku jetoni, kriminaliteti është i ulёt, mesatar, apo i lartё?

Grafiku 4. Shqipëria: Në zonën ku jetoni, kriminaliteti është i ulёt, mesatar, apo i lartё?

Banorët e qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) kanë ndjerë një prani të policisë në zonat ku jetojnë më të ulët, krahasuar me janarin. E ngjashme paraqitet situata në rang vendi. (Grafiku 5 dhe 6).

Grafiku 5. Qarku Tiranë: A e ndjeni praninë e policisë në zonën ku jetoni?

 

Grafiku 6. Shqipëria: A e ndjeni praninë e policisë në zonën ku jetoni?

Rreth 60% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) mendojnë se puna e policisë ndikon në parandalimin e vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonat ku jetojnë. Ndërkohë, 31% e banorëve të këtij qarku mendojnë se nuk ndikon (një përkeqësim i rezultateve, krahsuar me janarin). Rezultate të ngjashme vërehen në pjesën tjetër të vendit (Grafiku 7 dhe 8).

Grafiku 7. Qarku Tiranë: A mendoni se ndikon puna e policisë në parandalimin e vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku jetoni?

Grafiku 8. Shqipëria: A mendoni se ndikon puna e policisë në parandalimin e vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku jetoni?

Rreth 42% e tiranasve mendojnë se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve, grabitjeve, e krimeve të tjera në zonat ku jetojnë. Rreth 35% mendojnë të kundërtën. Një përkeqësim i ndjeshëm ky, krahasuar me 3 muaj më parë. Perceptimi për regimin e policisë është më i ulët në qarqet e tjera (Grafiku 9 dhe 10).

Grafiku 9.  Qarku Tiranë: A reagon shpejt policia ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve të tjera në zonën ku jetoni?

Grafiku 10.  Shqipëria: A reagon shpejt policia ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku jetoni?

Rreth 64% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) mendojnë se puna e policisë ndikon në parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor. Pothuaj 1/3 e banorëve të qarkut Tiranë mendojnë se puna e policisë rrugore nuk ndikon. Rezultate ndjeshëm më të këqia se Tirana vërehen në pjesën tjetër të vendit (Grafiku 11 dhe 12).

 

Grafiku 11. Qarku Tiranë: A mendoni se ndikon puna e policisë rrugore në parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor?

Grafiku 12. Shqipëria: A mendoni se ndikon puna e policisë rrugore në parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor?

SHËNIME METODOLOGJIKE

 

  • Në bashkëpunim me SCPA dhe Ministrinë e Brendëshme është hartuar pyetësori tip, i përshtatshëm për anketim elektronik.
  • Është krijuar një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik (që aktivizohet periodikisht), ku çdo vizitor unik ka mundësinë ta plotësojë pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve.
  • Është krijuar një baner i lidhur me një link me faqen e mësipërme, i cili i ekspozohet periodikisht çdo përdoruesi të internetit me banim në Shqipëri (16 vjeç e sipër), përmes reklamave në Facebook, Google Ads, Google Partners, Instagram, etj.
  • Çdo banor i Shqipërisë (16 vjeç e sipër) me akses ndaj kompjutërve, celularëve dhe tabletave ka probabilitet të ekspozohet ndaj këtij sondazhi elektronik.
  • Faqja e anketimit elektronik mbyllet me plotësimin e kampionit prej 1400 të anketuarish, dhe aktivizohet periodikisht, për anketimin e popullsisë së targetuar, në mënyrë që të analizohet trendi i opinionit mbi punën e policisë në komunitet.
  • Në qarkun Tiranë banojnë 685 nga të anketuarit në sondazhin e muajit prill, ndërsa në qarqet e tjerë banojnë 715.
  • Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është +/-2.9%, ndërsa për qarkun Tiranë është +/-3.5%.
  • Shpërndarja e grup-moshave të kampionit është e ngjashme me atë të popullsisë së Shqipërisë (Grafiku 13).
  • Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësojë popullsinë shqiptare sa më mirë demografikisht dhe gjeografikisht.

Grafiku 13. Shpërndarja e grup-moshave të kampionit

/a.meta

Next Post
A pagoi Salianji 200 mijë euro në aferën e Babales?

A pagoi Salianji 200 mijë euro në aferën e Babales?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In