Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në seancën paraprake që po zhvillohet në GJKKO këtë të enjte, 26 shkurt, ka kërkuar kthim të çështjes për hetime të mëtejshme.
Kryemadhi argumentoi se ka pasur mangësira në veprimet e para hetimore të kryera.
Por, pas kësaj, Kryemadhi kërkoi pushimin e çështjes.
Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-presidentin e vendit, Ilir Meta dhe Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku.
SPAK thotë se hetimet për Metën dhe Kryemadhin kanë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik.











