• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monika flet për “gjykimin e popullit”?

by Artur Ajazi
25/07/2020 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Monika Kryemadhi ka folur për “gjykimin e popullit”. Ajo ka menduar të flasë si “lider” partie, edhe pse në fakt nuk është, ka menduar të flasë si “bashkryetare” e opozitës, edhe pse në fakt  po përpiqet të ndahet nga Lulzim Basha. Kjo për faktin sepse nuk e sheh vehten të përfaqësuar në SHQUP. Por së fundi Monika e LSI-së ka deklaruar se “jam po listave të hapura 100 per qind, askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit, koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve”. Bravo Monikë. Dikur nuk i doje listat e hapura, tani je ok, dikur nuk mendoje se ju kryetarët, pushtetarët, zhvatësit e pasurisë së këtij vendi, ju milionerët e papritshëm, nuk duhej të ishit objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit apo dhe SPAK, tani je ok. Dikur mendoje dhe deklaroje se “gjykimin e popullit duhet ta marrin rilindasit”, kurse sot  del  dhe deklaron se “askush nuk do ti shpëtojë gjykimit të popullit”. Mos e ke fjalën për Lulzimin, Ilirin, apo edhe për vehten ? Ndoshta, sepse ndodh edhe kështu. Por le të kthehemi tek listat e hapura. Ndoshta nuk ke ndërruar mëndje zonja Monikë, për të garuar me listat e hapura sërish në Belësh, atje ku ti “fitove bindshëm”, por kësaj here duke mos blerë vota, dhe duke mos u premtuar belshakëve “parajsën e LSI”. Monika flet për “gjykimin e popullit”, por nuk e thotë nga duhet të nisë ai gjykim, nga 1992-1996, 1997, 1998, 2001, 2005-2013, apo nga 2017 dhe revolucioni  popullor molotovist ? Sepse të thuash se “nuk do ti shpëtojnë gjykimit të popullit asnjë nga ne politikanët dhe kryetarët”, duhet të pranosh se edhe ti, duhet  ti nënshtrohesh  gjykimit të popullit, edhe Iliri, edhe Lulzimi, edhe Doktori, edhe Fatmiri, edhe Nardi, Dashi, dhe gjithë sorrollopi ish-pushtetarëve. Sepse “gjykimi i popullit”, duhej bërë me kohë, dhe duhet të nisë jo sot, por qysh  para 30 vitesh. Për ti treguar vendin atyre që erdhën me opinga lëkure, valixhe druri, xhaketa të marra borxh, dhe një 2 mijë lekëshe në xhep në Tiranë, kapën ndonjë parti, bënë “karrierë” duke u ngjitur me hile majë piramidës, u bënë pasanikër me marifete të ndryshe, dhe që sot gurin e gjuajnë nga “rilindasit”. Jo Monika, gjykimi i popullit duhet të nisë nga llupësit e pushtetit, nga ata që kanë gëzuar prej 30 vitesh pushtetin dhe kanë katranosur shtetin, nga ata që nuk kanë lënë rrugicë të Europës pa bredhur, dhe nuk kanë lënë universitet të saj pa shkollur fëmijët, dhe sot flasin sikur të ishin “qelibar”. SPAK dhe BKH, duhet të nisin urgjentisht hetimet për të gjithë armatën e ish-pushtetarëve, të ndëshkojë  dhe filtrojë çdo qindarkë të fituar me pisllëk, të filtrojë çdo pallat, vilë, apartament 400 metra katrorë, që sot gëzojnë ata që deri dje kishin  një banesë 1+1, dhe pastaj të shohim si bëhet “gjykimi i popullit”. Dakort Monika, jam shumë dakort me ju, askush të mos i fshihet  gjykimit  të popullit, duke mos përjashtuar edhe ata që flasin në emër të tij, kur u vjen  “rradakja vërrdallë” për të hequr sikletin  nga vetja. Shpresoj të mos kesh gabuar në deklaratën tënde Monikë, ashtu siç mendoj se nuk e ke shpikur nga vetja, duke mos marrë mendimin edhe të kreut të shtetit,(jo të Lulzimit) aq më tepër kur kërkon “gjykim nga populli” edhe për kryetarët….

Next Post
“Të gjithë bashkë të mbrojmë mjekët”/ Manastirliu: Qytetarët të mbajnë maska dhe të zbatojnë rregullat

"Të gjithë bashkë të mbrojmë mjekët"/ Manastirliu: Qytetarët të mbajnë maska dhe të zbatojnë rregullat

Comments 1

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Ho

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Turp, Turp! Mos recito, ku janë dëmshpërblimet?!”/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq për përmbytjet. Fermerët: Duam përgjigje

“Turp, Turp! Mos recito, ku janë dëmshpërblimet?!”/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq për përmbytjet. Fermerët: Duam përgjigje

January 12, 2026
Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

January 12, 2026
FOTOT-Plagosja me armë zjarri e dy shqiptarëve në Greqi/ Detajet nga atentati, një person hyri në lokal dhe…

FOTOT-Plagosja me armë zjarri e dy shqiptarëve në Greqi/ Detajet nga atentati, një person hyri në lokal dhe…

January 12, 2026
Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

January 12, 2026
Eksperti: Pse është e vështirë që regjimi në Iran të bjerë si në Siri?

Eksperti: Pse është e vështirë që regjimi në Iran të bjerë si në Siri?

January 12, 2026
“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

January 12, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi

January 12, 2026
Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

January 12, 2026
Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

January 12, 2026
Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In