• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Monarkitë e Evropës, sa paguhen dhe sa fitojnë mbretërit, princërit dhe princeshat

by A R
28/07/2021 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pjesë e mirë e vendeve evropiane kanë drejtim me rotacion të shtetit, ku përfshihen presidenti dhe kryeministri. Franca ka president të fortë si Turqia, kurse Gjermanja kryeministër të fortë si kancelarja aktuale Angela Merkel. Edhe Shqipëria ka këtë mënyrë qeverisjeje, kryeministër i fortë dhe president kryesisht honorifik.

Por ka disa shtete evropiane që janë Mbretëri. Mes tyre Britania e Madhe, Belgjika, Spanja, Suedia, Holanda, si dhe principet si Luksemburgu dhe Lihtenshtejn.

Shumë njerëz nuk e dinë se sa fitojnë anëtarët e familjeve mbretërore që nuk janë monarkë dhe vetë monarkët.

Më poshtë gjeni disa prej tyre.

Familja Mbretërore britanike merr një ndihmë qeveritare, por ajo nuk i hyn shumë në sy sepse fitimet nga pronat i kanë marramendëse.

Mbretëresha, Princi dhe dukët e dukesha mbahen nga të ardhura në portofole investimesh dhe prona.

Dukati i Lancaster është për Mbretëreshën dhe Dukati i Cornwall për Princin e Uellsit. Ata mund t’i shfrytëzojnë si të duan dhe u sjellin rreth 25 milionë euro të ardhura në vit.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, nuk kanë asnjë pagë, por ato varen nga Princi Charles. Anëtarët mbretërorë aktivë marrin atë që Mbretëresha dhe Princi Charles vendosin t’u japin.

Në Danimarkë, shteti paguan monarkinë me fondet e taksapaguesve dhe shumën e marrë e rregullon secili anëtar i familjes. Kështu, Princi i Kurorës, Frederik dhe bashkëshortja e tij, Mary Donaldson, kanë të drejtën e 240 000 eurove në vit. Në tërësi, familja mbretërore daneze merr 975 000 euro në vit.

Në Norvegji, monarkia ka asete me vlerë 40 milionë euro. Për mbretin Harald dhe mbretëreshën Sonja janë caktuar 1,5 milionë euro në vit, kurse për Princin e Kurorës, Haakon dhe bashkëshorten e tij, Mette-Marit, një total prej një milion eurosh.

Në Spanjë, familja mbretërore ka një buxhet të përgjithshëm prej 8,4 milionë eurosh në vit, që përfshin kuotat mujore të tre anëtarëve: Mbretit Felipe (pak më shumë se 250 000 euro), mbretëreshës Letizia (139 000 euro) dhe mbretëreshës Sofia.

Në Luksemburg, Duka i Madh nuk ka pagë, por shpenzime personale prej rreth 270 000 eurosh në vit. Sakaq ai merr çdo vit dhe 10 milionë euro për të paguar shpurat dhe për të mirëmbajtur kështjellat. Pasuria, trashëgimia dhe bizneset e Henrit të Luksemburgut kapin vlerën e tre miliardë eurove.

Në Lihtenshtejn, Princi Hans-Adam merr çdo vit nga shteti 200 mijë euro. Megjithatë ai drejton një fond dhe një bankë private, LGT Group, që i sollën 288 milionë euro fitim vetëm vitin e kaluar.

Kjo pasuri e tejkalon shumë atë të familjes mbretërore të Monakos, që ka një portofol të madh investimesh, por që nuk sjell shumë fitime: Rezultatet neto për këtë vit janë 79 milionë euro.

Në Suedi, mbretëresha Madeleine, fitoi të ardhura nga investimet e saj 230 mijë euro vitin e kaluar, të ngjashme me atë të motrës së saj Victoria, Princesha e Kurorës. Në këtë monarki, i vetmi që ka një pagë fikse (me kosto më të lartë argëtimi) është Mbreti dhe kjo kuotë llogaritet në gati një milion euro në vit.

Në Holandë, princeshës i takojnë 300 mijë euro në vit ose 25 mijë euro çdo muaj për shpenzime vetjake. Princesha Catharina-Amalia e Hollandës e refuzoi këtë pagë.

Në Belgjikë Princesha trashëgimtare e Kurorës, ndoqi të njëjtën rrugë si ajo holandeze, ndërsa po pret të marrë drejtimin e Mbretërisë.

/a.r

Next Post
Kryemadhi i la mandatin në Tiranë, “digjet” Tit Vasili: Ja dy rastet kur Kodi ia ndalon hyrjen në Kuvend

Raporti final i 25 prillit, Vasili i LSI sulmon SHBA-BE: Ç’janë këta ndërkombëtarë që bëjnë sikur japin rekomandime e mbajnë shënime?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In