• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Momente të vështira për Trump, Senati fillon gjyqin për procesin e shkarkimit të tij

by Java News
17/01/2020 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqi për shkarkimin e mundshëm të Presidentit amerikan, Donald Trump filloi të enjten me një sërë procedurash ceremoniale që përgatisin terrenin për argumentat hapëse në fillim të javës së ardhshme. Është vetëm hera e tretë në historinë amerikane që senatorët do të gjykojnë një president amerikan dhe do të përcaktojnë nëse duhet të shkarkohet apo jo nga detyra. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson gjyqi mbahet ndërsa demokratët argumentojnë se prova të reja vërtetojnë se presidenti është fajtor për vendosjen e kushteve për ndihmën ndaj Ukrainës, në këmbim të interesave të tij politike.

Senatorët amerikanë bënë betimin dhe nënshkruan se do të gjykojnë në mënyrë të paanshme Presidentin Trump.

Ata do të dëgjojnë kryetarin e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Adam Schiff – dhe gjashtë ligjvënësit e tjerë në rolin e prokurorëve – që do të paraqesin argumentat se pse sipas tyre, presidenti Trump duhet të shkarkohet.

“Asnjë president në historinë e Republikës nuk ka urdhëruar një sfidë të plotë ndaj një hetimi për shkarkim. Ky abuzim me postin shërbeu për të mbuluar shkeljet e vetë presidentit”, tha zoti Schiff.

Procesi për akuzat e shkarkimit në Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë demokrate, ishte një betejë e ashpër politike.

Udhëheqësi republikan, Mitch McConnell tha se në Senat do të ishte ndryshe.

“Kjo dhomë e Kongresit ekziston që të shikojmë përtej dramave të ditës dhe të kuptojmë se si veprimet tona do të ndikojnë tek brezat e ardhshëm”, tha ai.

Por demokratët thonë se procesi nuk mund të jetë i drejtë nëse senatorët nuk lejohen të dëgjojnë nga dëshmitarët dhe të shohin dokumentat që ata thonë se provojnë që Presidenti bllokoi ndihmën për Ukrainën në këmbim të hetimeve nga të cilat do të përfitonte fushata për rizgjedhjen e tij.

“Secilit nga ne do t’i duhet të vendosë nëse do ta fillojmë gjyqin me synimin për të zbuluar të vërtetën apo në shërbim të dëshirës së presidentit për të fshehur të vërtetën”, tha senatori demokrat Chuck Schumer.

Gjyqi filloi ndërkohë që një agjenci e pavarur qeveritare, njoftoi se administrata e Presidentit Trump kishte shkelur ligjin kur bllokoi ndihmën për Ukrainën.

Aleatët e Presidentit Trump në Senat thonë se nuk ka asgjë që justifikon shkarkimin.

“Departmenti i Mbrojtjes më tha që në fillim se ishin të shqetësuar për qeverinë e re në Ukrainë. Po të shohësh të dhënat, sasia e parave për Ukrainën ishte e njëjtë si përpara”, tha senatori republikan, Lindsey Graham.

Por Lev Parnas – një bashkëpunëtor i avokatit personal të Presidentit Trump, Rudy Giuliani – mund të bëhet dëshmitar në proces pasi tha se zoti Trump e dinte saktësisht se çfarë po bëhej me Ukrainën. Zoti Trump e mohon një gjë të tillë.

“Nuk mbaj mend të kem biseduar ndonjëherë me të”, tha ai.

Demokratët besojnë se këto informacione të reja do të rrisin presionin për të pranuar dëshmitarë.

“Opinioni publik është rritur në favor të dëshmitarëve dhe dokumentave. Dhe republikanët duhet përballen me publikun për këtë çështje”, tha Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjyqi pritet të fillojë plotësisht të martën kur senatorët të kthehen nga një fundjavë e gjatë feste. /voa/

Next Post
Konsiderohet si makth për shoferët gjermanë, por çfarë është “Testi i Idiotit” që propozoi ministri Lleshaj

Konsiderohet si makth për shoferët gjermanë, por çfarë është “Testi i Idiotit” që propozoi ministri Lleshaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

September 27, 2026
Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

September 27, 2026
25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

September 27, 2026
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë”, Rama: SPAK nxori “sekrete” hetimore

September 27, 2026
Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

September 27, 2026
Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 27, 2026
SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite…

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com