• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Molotovi i përdorur në protestë/ Lleshaj: Është futur në mënyrë ilegale i siguruar nën koperturë politike

by Java News
15/05/2019 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në studion e “Top Show” ka folur për menaxhimin e protestave, përgatitjet e procesit zgjedhor, parametrat e sigurisë publike. Ai ka sqaruar se gjatë protestës të datës 11 maj, ka qenë në Policinë e Shtetit, por mohoi të ketë pasur rol në drejtimin e operacionit policor. “Kam qenë në Policinë e Shtetit. Detyra ime është të jem aty në ditë normale, por sidomos në ditë anormale. Por, nuk kam qenë në drejtim të operacionit, pasi në sallën e drejtimit kanë qenë sy ndërkombëtarë dhe unë nuk ia lejoja dot vetes idiotësinë të futem në një sallë ku nuk kam rol dhe ku ka njerëz prezentë që vëzhgojnë sjelljen tonë”, tha ministri i Brendshëm.

Në lidhje me dhunën e ushtruar gjatë protestave të opozitës, ministri Lleshaj u shpreh se ato kanë pasur dy objektiva: të godasin Policinë e Shtetit, si dhe godinat e institucioneve. Duke u ndalur tek përdorimi i molotovit, ai tha se po hetohet për furnizuesit e tyre në protestë, pasi molotovët janë prodhuar dhe shpërndarë në sasi të mëdha, në konspiracion të plotë. “Molotovi është prodhuar nga njerëz që dinë ta bëjnë dhe është shpërndarë më tej. Pra, kemi të bëjmë me organizim të mirëfilltë, për të cilin nuk kishim dijeni. Janë futur molotov në vendin tonë në mënyrë ilegale, sepse janë futur nën koperturë politike. Ne pritëm qytetarë në protestë, jo njerëz të armatosur. Kjo është situatë që i kalon të gjitha kufijtë e logjikës”, – shtoi Lleshaj.

I pyetur në lidhje me përdorimin e gazit dhe akuzat e krerëve të opozitës se është përdorur gaz helmues ndaj qytetarëve protestues, kreu i Ministrisë së Brendshme u shpreh se kurrsesi nuk bëhet fjalë për gaz helmues, por për gaz lotsjellës dhe është përdorur vetëm pas krijimit të situatave ekstreme. “Gazi është përdorur vetëm pasi flaka ka marrë udhë, kur janë thyer dyert e Kryeministrisë, kur ka arritur në nivel ekstrem dhune. Gazi u përdor në kushte shumë herë më të agravuara, sesa ndodh nga policitë në botë në situata shumë herë më të thjeshta”, tha ai. Më tej Lleshaj ka sqaruar se gazi i përdorur është blerë në vitin 2011 me firmën e Lulzim Basha, kur ai drejtonte Ministrinë e Brendshme. “Sot e quan lëndë helmuese, atë që bleu vetë”, theksoi Lleshaj.

Ai u ka kërkuar ndjesë qytetarëve edhe në emër të opozitës, por ka sqaruar se kjo ka ardhur për shkak se opozita gjatë protestave, në mënyrë tinzare, ka devijuar vendet ku ka marrë leje për të protestuar dhe është zhvendosur në zona të populluara. Ministri nuk ka lënë pa theksuar se Policia e Shtetit ka paguar shumë kosto gjatë këtyre protestave dhe janë plagosur shumë police, ndaj kërkoi nga të gjithë solidaritet me ta. “Presidenti Meta gjeti kohë të vizitonte një protestues, por nuk vizitoi asnjë polic të lënduar në spital”, tha Lleshaj. Sipas tij, situata e krijuar nga opozita në thelb ka vetëm një arsye: frika nga Reforma në Drejtësi. “Opozita nuk do qeverisjen, ka një merak tjetër: Reformën në Drejtësi. Sepse e vetmja rrugë për të bllokuar Reformën është rrëzimi i shtetit bashkë me reformën. Kur janë të fortë të bllokojnë zgjedhjet, pse nuk qenka të fortë të garantojnë zgjedhje korrekte? Kontradiksion”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Ngjela: Protestat ishin dështim, ndërkombëtarët kërcënuan Bashën e Kryemadhin. Berisha të largohet

Ngjela: Protestat ishin dështim, ndërkombëtarët kërcënuan Bashën e Kryemadhin. Berisha të largohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

October 5, 2026
Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

October 5, 2026
SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

October 5, 2026
Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

October 5, 2026
Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

October 5, 2026
Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

October 5, 2026
“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

October 5, 2026
Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

October 5, 2026
Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

October 5, 2026
Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com