• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Moldavia në kufirin e luftës ruse: Përpjekje për grusht shteti, protesta dhe alarme false për bomba

by A R
14/03/2023 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpjekje për grusht shteti, mashtrime për bomba, hakime në internet, thirrje të rreme për rekrutime, protesta masive: Në Moldavi thonë se i kanë përjetuar të gjitha vitin e kaluar.

“Në vend kanë shpërthyer kërcënimet ndaj sigurisë, duke filluar nga 24 shkurti i vitit të kaluar. Moldavia nuk ishte pjesë e kësaj lufte hibride që nga shpallja e pavarësisë sonë. Për shkak të ndryshimeve në skenarët e Moskës, në mënyrën se si po e orkestron këtë luftë hibride, na u desh të rishikonim disa qasje tonat dhe të tregonim kujdes të shtuar në aspektin e sigurisë. Pra, në përgjithësi, situata e sigurisë mbetet mjaft e paqëndrueshme, gjë që e bën qendrën tonë komanduese të qëndrojë në gatishmëri 24/7 ,” u shpreh ministrja e Brendshme Ana Revenco.

Ky vend i vogël evropian, një ish-republikë sovjetike, është një shtet unik gjeopolitikisht. Moldavia përfshin shtetin separatist të Transnistrisë, një copë toke që kalon përgjatë kufirit të saj lindor me Ukrainën që kontrollohet nga separatistët pro-rusë dhe nga trupat ruse.

Ky vend është gjithashtu shtëpia e rajonit gjysmë-autonom të Gagauzisë, i cili është gjithashtu shumë pro-rus.

Zyrtarët moldavë pikturojnë një telajo të një kombi nën presion të vazhdueshëm nga një fushatë dezinformimi dhe propagande e orkestruar nga Moska, e cila sipas tyre është krijuar për të destabilizuar dhe minuar qeverinë e Presidentes Maia Sandu, e zgjedhur në vitin 2020 me një premtim për të kërkuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ministrja e Brendshme tha se ishte një “luftë informative”.

Qeveria moldave nuk dha prova për të mbështetur pretendimet e saj për një fushatë mashtrimesh të udhëhequra nga Rusia dhe Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur ngjarjet.

Kremlini, i cili ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat moldave për nxitjen e trazirave, nuk iu përgjigj një kërkese për koment për këtë artikull.

“Udhëheqja përqendrohet gjithmonë në gjithçka anti-ruse,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov muajin e kaluar. Ata po rrëshqasin në histerinë anti-ruse”.

Gjithsesi, Moska ka kundërshtuar mundësinë që Moldavia – një vend me 2.5 milionë banorë, me vendndodhje mes Ukrainës dhe Rumanisë anëtare të NATO-s, t’i bashkohet BE-së.

Komploti i supozuar për grusht shteti u publikua muajin e kaluar nga autoritetet moldave, të cilët thanë se plani kishte qenë që agjitatorët të hynin në Moldavi nga Rusia dhe vendet e tjera të rajonit dhe të përpiqeshin të provokonin përleshje të dhunshme.

Zyrtarët dëbuan dy agjentë të paidentifikuar javën e kaluar, të dyshuar për lidhje me trazirat, megjithëse nuk dhanë detaje nëse plani kishte pasur ndonjë sukses. Zyrtari i ministrisë së mbrojtjes, Valeriu Mija tha se qëllimi i komplotit ishte sa për të goditur moralin e vendit aq edhe për të përmbysur qeverinë:

“Ne besojmë se ky incident është pjesë e luftës psikologjike.”

Mashtrimet e bombave janë bërë ndërkohë pjesë e jetës së përditshme, duke vënë në alarm institucionet. Sipas ministrisë së Brendshme, autoritetet kishin marrë më shumë se 400 kërcënime të rreme me telefon ose email që nga vera e kaluar, duke angazhuar gjithsej 9,000 oficerë policie.

Aeroporti i Chisinau, institucionet arsimore, gjykatat, spitalet dhe qendrat tregtare ishin ndër objektivat e mashtrimit, tha ministria.

Autoritetet moldave thanë se një seri sulmesh kibernetike gjatë vitit të kaluar kanë bërë që disa uebfaqe qeveritare të bllokoheshin përkohësisht dhe telefonat e disa zyrtarëve janë hakuar. Tensionet në rritje midis Moskës dhe Perëndimit për Ukrainën kanë rritur pasigurinë në Moldavi.

Partia kryesore e opozitës denoncon Sandu-n se ka marrë anën e Ukrainës, duke thënë se kjo rrit mundësinë që Moldavia të përfshihet në konflikt. Ata thonë se kanë mbledhur 600 mijë nënshkrime që kërkojnë zgjedhje të reja.

Gjatë një proteste në kryeqytetin e Moldavisë javën e kaluar, ku morën pjesë rreth 2,000 njerëz, Marina Tauber, një ish-teniste profesioniste e zgjedhur ligjvënëse në radhët e opozitës- drejtoi turmën me thirrje kundër Sandus me një megafon.

“Ajo po përpiqet të përfshijë vendin tonë në luftë”, tha36-vjeçarja. “Ne jemi një vend neutral dhe duam paqe.”

Turma vijoi me brohorimat “Poshtë Maia Sandu!” dhe “Poshtë diktatura!”

Zyrtarët në qeverinë e Sandus thonë se duan të shmangin përfshirjen në konflikt me çdo kusht. Ata thonë se një tjetër taktikë e përdorur nga agjitatorët anti-qeveritar është të qarkullojnë njoftime të rreme për rekrutim në mediat sociale, veçanërisht në shërbimin e mesazheve Telegram, në një përpjekje për të përhapur ankth dhe për të rrënjosur mesazhin se Moldavia po shkon drejt luftës.

Rreth 1,500 trupa ruse janë të vendosura në Transnistri, shumica e tyre të rekrutuar vendas, me pasaporta ruse.

Kryeministri i ardhshëm moldav Dorin Recean ka thënë se trupat ruse duhet të dëbohen nga rajoni, ndërsa Moska paralajmëron se çdo sulm ndaj trupave të saj atje do të shihet si një sulm ndaj Rusisë.

Qeveria moldave përballet kështu me një akt delikat balancues. Transnistria ka në zotërim edhe termocentralin Cuciurgan, i cili furnizon pjesën më të madhe të Moldavisë me energji elektrike dhe u jep separatistëve ndikim të jashtëzakonshëm.

Si rezultat, të dy palët kanë ngecur në një cikël të vështirë të negociatave të përhershme dhe varësisë reciproke.

Gagauzia, ku shumica e njerëzve flasin rusisht si dhe gjuhën gagauze të ndikuar nga turqishtja, e mban dhe një statujë e Vladimir Leninit që qëndron roje para parlamentit, paraqet sfidat e veta ndaj përpjekjeve të qeverisë për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë.

Besimi i moldavëve te Putini ra nga 60% në janar 2020, në 35%kur filloi lufta, sipas një sondazhi muajin e kaluar nga Watchdog.

Në Gagauzia, shifra ekuivalente e fundit është 90%. “Rrënjët tona janë të ndërthurura,” tha Valentina Koroleak, një gazetare në televizionin publik të Gagauzisë, kur u pyet pse njerëzit atje e panë pushtimin e Rusisë kaq ndryshe nga rajonet e tjera të Moldavisë.

/a.r

Next Post
KQZ nuk regjistron PD, përfaqësuesi i Alibeajt: Shtyu qëllimisht afatet, vendimi politik

KQZ nuk regjistron PD, përfaqësuesi i Alibeajt: Shtyu qëllimisht afatet, vendimi politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com