• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mohimi i votës për të burgosurit, Felaj: Nuk shkel Kushtetutën, u propozua nga PD

by Java News
14/12/2016 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, sqaron se ka qenë opozita, që ka propozuar pezullimin e ushtrimit të votës për një pjesë të të dënuarve që kanë kryer vepra të rënda kriminale dhe që janë dënuar me vendim të formës së prerë. Në intervistën për “Gazetën Shqiptare”, Felaj shprehet se nuk do të jenë shumë ata që do të përjashtohen nga listat e zgjedhësve, por kjo mbetet për t’u vlerësuar nga organet e ngarkuara me ligj. Ministrja Felaj sqaron se për të bërë efektiv ligjin për dekriminalizimin janë bërë edhe ndërhyrjet në Kushtetutën e vendit, në nenin 45, ku është shtuar pika 3, e cila kufizon të drejtën për të zgjedhur të shtetasve që vuajnë dënimin me heqje lirie.

Zonja ministre, një pjesë e të dënuarve, sipas udhëzimit të Ministrisë së Brendshme, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, nuk do votojnë në 18 qershor. Ndërkohë në Kushtetutë, e drejta e votës nuk i hiqet askujt. A është ky një gabim? Si do zgjidhet?
Në momentin që ne dolëm me një përkufizim në të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, natyrisht e parashikuam ndryshimin edhe në Kushtetutë. Kështu që paketa e dekriminalizimit nuk mund të kalonte pa bërë ndërhyrjen në Kushtetutë. Duhet të bëheshin përpara ndryshimet në Kushtetutë që të bëheshin efektive nenet e ligjit të dekriminalizimit. Dhe neni 45, paragrafi 3 në fjalinë e parë thotë se përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim me dënim përfundimtar të formës së prerë për kryerjen e një krimi sipas rregullave të përcaktuara me ligjin e miratuar me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit dhe fjala këtu është për ligjin e garantimit të integritetit apo të dekriminalizimit, siç e quajmë shkurt. Dhe më pas vijon me fjalinë e dytë: “Në raste përjashtimore dhe të justifikuara, ligji mund të parashikojë…”, pra këtu hapet dera, pra shtegu që të bësh kufizime të së drejtës për të zgjedhur të shtetasve që vuajnë dënimin me heqje lirie. Ose, më pas vijon fjalia, “…kufizime të së drejtës për të zgjedhur të shtetasve që vuajnë dënimin me heqje lirie, ose të së drejtës për t’u zgjedhur para dhënies së një vendimi përfundimtar apo kur shtetasit janë dëbuar për një krim ose për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike”. Pra, është e dyanshme. Si me ligj, edhe me Kushtetutë, ti humbet të drejtën për të zgjedhur në rast se ke marrë një dënim të formës së prerë për një vepër të caktuar, jo për të gjitha veprat, por për një kategori veprash që çmohen të rënda. Kjo është për një periudhë kohe, jo përgjithmonë, sipas asaj çfarë përcakton ligji, përjashtohesh nga e drejta për të ushtruar votën.

E drejta e zgjedhjes është një e drejtë, por ka dy komponentë, të zgjidhesh dhe të zgjedhësh. A është kjo shkelje e të drejtave të njeriut, ka përplasje me Kushtetutën?
Realisht nuk ka asnjë përplasje me Kushtetutën, sepse është bërë kujdes që të ndërhyhet në Kushtetutë në këtë nivel, me qëllim që të legjitimohet ajo që parashikon ligji.

A është radikale kjo gjë?
Diskutime për këtë pikë ka pasur d h e qëndrimet kanë qenë të ndryshme. Edhe në legjislacionet e huaja gjen qëndrime të ndryshme. Për hir të së vërtetës, kjo ka qenë kërkesë e opozitës, pra ka qenë këmbëngulje e opozitës në këtë pjesë dhe pastaj ka gjetur mbështetje nga ana jonë. Është një ndër kërkesat e opozitës.

Për shkak të precedentëve të mëparshëm që është akuzuar qeveria për manipulime me votën e të burgosurve…?
Jo, ishte në kuadër të frymës së përgjithshme, për të cilën po kërkohej të bëhej ky ligj dhe është kërkuar të ndërhyhej edhe në këtë pjesë, pra edhe në pjesën e së drejtës për të zgjedhur dhe jo vetëm në pjesën e zgjedhjes. Sepse për t’u zgjedhur është e natyrshme, sepse kur përjashtohesh nga një funksion publik, natyrisht funksionet me zgjedhje janë funksione më të larta. Kështu që për këtë arsye do kishte një ndërhyrje në këtë pikë, tek çështja e zgjedhjes, në këtë rast do të ngrihet rekordi zgjedhor.

Me këtë ligj dhe udhëzimin e Ministrisë së Brendshme pritet që një pjesë e madhe nuk do të votojnë. Janë rreth 6 mijë të burgosur…
Jo, kjo duhet parë, sepse jo të gjithë do të pezullohen. Është një gjë për t’u parë, gjë që kërkon edhe ajo kohën e vet. Unë personalisht nuk mund të them një shifër, por edhe nuk besoj që shifra është kaq e madhe. Nuk e mendoj që është e tillë, por që parimisht nuk ka përplasje me Kushtetutën, sepse është bërë kujdes që gjërat të jenë si në ligj edhe në Kushtetutë.
BW/d.i.

Next Post
“Rrotullohu të të shoh nga pas”, gazetarja shqiptaro-amerikane padit ish-presidentin e Fox News për ngacmim seksual

"Rrotullohu të të shoh nga pas", gazetarja shqiptaro-amerikane padit ish-presidentin e Fox News për ngacmim seksual

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In