• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mohamed Alabbar: Projekti “Durrës Yachts & Marina” po avancon

by A R
28/12/2023 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronari i kompanisë “EMAAR”, Mohamed Alabbar, deklaroi sot në një intervistë në medie se projekti më i rëndësishëm turistik që po zbatohet në vendin tonë, “Durrës Yacht & Marina”, po avancon.

“Në fakt, e kemi nënshkruar marrëveshjen me qeverinë vetëm këtë vit në shkurt. Ndaj, në 10 muaj shumë gjëra kanë ndodhur. Sepse pas nënshkrimit të marrëveshjes duhet të bëjmë projektimin, projektimin e detajuar, tenderat, kontratat. Ndaj jam mjaft i kënaqur që brenda 10 muajsh ne jemi në kantier. Por shpresoj gjithashtu të mund të ecim më shpejt. Në anën e shitjeve, gjërat po shkojnë jashtëzakonisht shumë mirë. Në fakt, më mirë se sa pritshmëritë e mia. Mendoj se duhet të shesim një stil jete. Pasi del nga apartamenti dhe bën një shëtitje me vajzën apo gruan tënde, si është kjo jetë? Si është xhiroja? Sa e sigurt është? Sa e pastër është? Si është peizazhi? Cilat janë shërbimet që ne ofrojmë atje? Ku është kafeneja? Ku është kopshti i vogël, parku? Ku është arti, dritat? Jam i fokusuar tek kjo”, u shpreh ai.

Ai thekson se Durrësi do të jetë një version modern i Dubait.

“Mendoj se Durrësi do të jetë një version modern i Dubait, apo kudo tjetër. Sepse, qytetet e mëdha ndërtohen, përfshirë Dubain. Gjithçka është ndërtuar 20, 50 vite më parë. Ne jemi në 2023-in, 2024 muajin tjetër, projektimi ka ndryshuar, shërbimet publike kanë ndryshuar, teknologjia ka ndryshuar, ndërtimi ka ndryshuar. Çfarë duam nga jeta ka ndryshuar. Do të jetë më argëtues, shumë më mirë”, deklaroi Alabbar.

Ky projekt parashikon ndërtimin e hoteleve, rezidencave private, shëtitoreve, dyqaneve, restoranteve superluksoze, mbi 80 mijë metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura, si dhe 170 dyqane tregtare rreth portit të ri.

Punimet për ndërtimin e “Durrës Yachts & Marina”, janë të ndara në tre faza, ku në fazën e parë janë godinat, më pas infrastruktura dhe në fund Marina. Totali i këtij investimi të marrë përsipër nga biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar, llogaritet në afro 2 miliardë euro.

/a.r

Next Post
Gjokutaj: Sipas SPAK, Berisha ose s’duhej të shkonte në zyrë, ose të linte fëmijët pa martuar

"Do iki nga emisioni! Po më vini me shpatulla pas muri", Gjokutaj sherr me moderatorin, vihet në siklet për Berishën

Comments 1

  1. Dorian says:
    2 years ago

    Po po avancom shpejt! Po e ndertoni Cet Kastrati dhe shteti.Alabari vetem kercen sipas fyellit te njeshit ndersa Ceti ecen me ritmin e fyllxhiut.

    Reply

Leave a Reply to Dorian Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

April 1, 2026
VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

April 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Prill 2026

April 1, 2026
Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

April 1, 2026
Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In