• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mogherini: Shqipëria do të futet në BE, por më parë të zbatohet Reforma në Drejtësi

by Java News
11/02/2017 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, tha në Uashington se shpreson që politikanët në Shqipëri të shfaqin unitet për zbatimin e reformës në drejtësi. Federica Mogherini, vizitoi kryeqytetin amerikan, për “të matur pulsin” e administratës së re amerikane në lidhje me çështjet e ndryshme ndërkombëtare për të cilat bashkëpunojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Mogherini tha se e kishte vlerësuar votën unanime për reformën në drejtësi duke e quajtur miratimin, “një hap historik për vendin”. Por ajo tha se tani fokusi duhet të jetë tek zbatimi i saj.

“Natyrisht ajo që është e rëndësishme për ne është që i njëjti unitet dhe e njëjta vendosmëri të tregohen për zbatimin e reformës dhe kam besim që vendi mund ta gjejë forcën në institucione që ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di se sa e rëndësi ka për shqiptarët kjo reformë. Ne të gjithë mendojmë se ajo është vendimtare për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Mogherini.

Mogherini tha se rruga për integrimin e Shqipërisë është e hapur nëse reforma zbatohet. Mogherini gjysmë me shaka iu referua marrëdhënieve të vështira politike në vend, duke shprehur shpresën që ajo të realizohet me një ndjenjë bashkimi kombëtar.

“E di që ky nuk është sporti i preferuar në Shqipëri, por mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, kjo është një domosdoshmëri”.

Ajo tha se Ballkani Perëndimor ishte pjesë e bisedimeve të saj në Uashington gjatë vizitës së saj dyditore dhe se ajo kishte përcjellë mesazhin se për Bashkimin Evropian, puna me Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore, shkruan tvklan.al.

“Për ne në Bashkimin Evropian është thelbësor bashkëpunimi rajonal dhe nevoja që secili nga vendet e rajonit të ecë përpara në rrugën e reformës dhe përfundimisht të integrohet në BE.

Ajo shtoi se që kjo të realizohet, duhet një angazhim të vazhdueshëm në rajon dhe një vëmendje të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian.

“Mund të keni besim tek angazhimi im personal dhe i udhëheqjes së BE-së për vazhdimësinë e kësaj vëmendjeje dhe për përcjelljen e një vizioni të qartë në Uashington që të vazhdojë të jetë i përqendruar tek Ballkani Perëndimor në një mënyrë konstruktive. Shpresoj që mesazhi im të jetë dëgjuar”.

Mogherini u takua gjatë qëndrimit në Uashington me Sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson, ndërsa të dyja palët po përpiqen të gjejnë fusha bashkëpunimi.

ma.me

Next Post
Incidenti/ Shoqëruesi i Lulzim Bashës godet qytetarin se i tha kreut të PD se s’vihet në pushtet me Bylykbashin

Incidenti/ Shoqëruesi i Lulzim Bashës godet qytetarin se i tha kreut të PD se s'vihet në pushtet me Bylykbashin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In