• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Incidenti/ Shoqëruesi i Lulzim Bashës godet qytetarin se i tha kreut të PD se s’vihet në pushtet me Bylykbashin

by Java News
11/02/2017 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga kreu i emëruar i PD së Durrësit, Oerd Bylykbashi, kanë zhvilluar takime me antarë të forumit rinor të këtij qyteti, ndërsa më pas kanë bërë  shëtitje nëpër qytet duke ndarë ftesa për protestën e 18 shkurtit, nga ku do të rrëzojnë edhe qeverinë dhe do të  marrin në dorë fatet e popullit. Ajo që ka rënë në sy në ftesat e ndara nga Basha ka qenë indiferentizmi sidomos i rinisë durrsake, ndërsa nuk kanë munguar edhe batutat lidhur me këtë rast.

Një nga të rinjtë i ka kujtuar Hollandën, duke i thënë se është mirë të shkoj të bëjë ndonjë punë andej, ndërsa shumë të tjerë, dhe pse  ja kanë marrë ftesën ulur në lokale, ja kanë shtuar atë si mbeturinë tavolinë kamarierëve që ju kanë shërbyer.

Por duket se një incident jo i këndshëm e ka shoqëruar Bashën, ndërsa ai ka qenë duke  shpërndarë ftesa në bulevardin kryesorë të Durrësit. Një qytetar, që ka qenë duke u kthyer nga tregu, ndërsa ka dëgjuar Bashën duke bërë thirrje për të marrë pushtetin, ka ndërhyrë duke i kujtuar se pushteti nuk merret me Oerd Bylykbashin.

Ndërkaq, ndërsa Basha ka qenë duke folur për më shumë siguri për jetën e qytetarëve, nuk e ka dëgjuar “bodigardi”, që ka goditur në kaviljen e  këmbës qytetarin që kishte folur. Qytetari në fjalë i quajtur Petrit Ballshi, është në një konflikt me njerëzit e Bylykbashit, për shkak se duan t’i marrin shtëpinë dhe vazhdon një odise të gjatë  gjyqesh, që kur Bylykbashi punonte në Kryeministri dhe ishte me jaft ndikim në gjykatë.

Prania e Bylykbashit për qytetarin  ka qenë irrituese, duke e kthyer atë në salla gjyqi ku po lufton me drejtësinë për të mbajtur pronat e veta. Vetëm pak muaj më parë , i njëti qytetar që njihet si një ish- mbështetës i zjarrtë i PD që nga themelimi i saj, ka djegur teserat e PD në shenjë  revolte për emërimin e Oerd Bylykbashit në krye të PD pak muaj me pare.

Gjithsesi, ajo që ka bërë përshtypje ka qenë reagimi i ashpër i  shoqëruesve të Bashës, që e kanë goditur ndërsa ky i fundit deklaronte se do ta bënin jetën e qytetarëve më të sigurtë sapo te vijne në pushtet.

I kontaktuar fizikisht nga gazeta Bulevard, Ballshi e ka pranuar incidentin dhe  ka thënë se është goditur dhe se i duhet ti nënshtrohet vizitave të specializuara te mjeku, pasi  këmba i ka marrë hematoma dhe enjtje në nyjën e këmbës. Ai ka deklaruar se do të bëjë kallzim lidhur me ngjarjen në fjalë. (Gazeta Bulevard)

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Laç, aksidenton për vdekje këmbësorin, në pranga 22 vjeçari Preng Gjoka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com