• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mogherini: Nëse Kosova heq sonte taksën, unë thërras sesion dialogu

by Java News
08/05/2019 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federica Mogherini tha se është e gatshme të thërrasë që sot një sesion të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, por tha se e gjitha është në dorë të politikës në Kosovë. Nëse qeveria kosovare do të hiqte që sonte taksën 100 % ndaj produkteve serbe – tha shefja e politikave të jashtme në BE, Mogherini, ajo do të ishte e gatshme të niste negociatat për të ulur në tryezë dialogu palët e dy shteteve me marrëdhënie të vështirë. Ajo tha se nuk ka asnjë plan komploti mes saj, kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të copëtuar Kosovën. Mogherini tha se është e përqendruar plotësisht në punën e saj, e cila është për të krijuar të gjitha kushtet që Kosova dhe Serbia të ulen në dialog për të arritur një marrëveshje të ligjshme mes tyre.

“Dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për vite me radhë për Beogradin, Prishtinën dhe rajonin. Muajt e fundit kanë qenë të vështirë, që nga momenti që mund të kishte hyrë në një fazë diskutimesh më intensive. Objektivi mbetet i arritjes në një marrëveshje ligjore të dakordësuar për të arritur në normalizimin e plotë të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë

vendimi për tarifën 100 % për mallrat nga Serbia dhe Bosnja kanë krijuar një ambient që nuk është frytdhënës për dialogun dhe në shkelje të marrëveshjeve që janë nënshkruar. nga ana e be, ne kemi kërkuar të hiqen këto tarifa dhe kjo do të krijonte menjëherë kushtet që dialogu të fillonte. Nëse do të hiqen këto tarifa sonte nesër në mëngjes, unë do të thërrisja një sesion të dialogut. në mungesë të këtij mjedisi unë nuk shoh që dialogu të fillojë. Përgjegjësia është në duart e vendimmarrësve në Kosovë.

Ne nuk jemi pjesë e ndonjë plani ne jemi në rolin lehtësues për të krijuar kushtet që të dyja palët të bëhen bashkë, dialogu është i tyre, nuk na përket ne. Roli jonë është të krijojmë kushte që palët të bëhen bashkë por dialogu nuk na takon ne. Unë marr seriozisht roli tonë për normalizimin e marrëdhënies dhe ne duhet të krijojmë këtë hapësirë. Besoj se do dominojë zgjuarsia pasi askush nuk fiton nga ky ngërç. Mendoj se askush nuk mund të nënvlerësojë interesin qe kemi për këtë dialog”​, tha Mogherini.

/a.meta

Next Post
Korçë/ Basha publikon premtimet për Bujqësinë: Subvencione, tregje, infrastrukturë

Korçë/ Basha publikon premtimet për Bujqësinë: Subvencione, tregje, infrastrukturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In