• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Moderna kërkoi autorizim nga SHBA për vaksinën/ Më 17 dhjetor mblidhet FDA për të diskutuar kërkesën

by Java News
01/12/2020 07:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme kompania farmaceutike Moderna kërkoi autorizim emergjent në SHBA për vaksinën e saj kundër COVID-19, pasi rezultatet nga një studim në shkallë të gjerë treguan sukses prej 94.1% kundër virusit.

Administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet tha se një komision këshillimor do të mblidhet për të diskutuar kërkesën më 17 dhjetor, duke e bërë vaksinën kandidate të Modernës kandidaten e dytë me sukses të lartë që do të merrte miratim nga autoritetet amerikane me premtimin për të filluar fazat e para të vaksinimit brenda vitit 2020.

Një vaksinë e krijuar nga kompanitë Pfizer Inc dhe BioNTech SE me efektivitet prej 95% në provat e gjera iu dërgua një javë më parë një komisioni ekspertësh pë të rishikuar rezultatet. Autoritetete federale amerikane do të vendosin për të dhënë apo jo miratim për përdorim emergjent, pasi komisioni i ekspertëve të japë opinionin e tij.

Moderna, e cila ka në plan të kërkojë miratim edhe nga autoritetet evropiane, njoftoi se suksesi i vaksinës së saj është dëshmuar në mosha, raca, gjini dhe etni të ndryshme dhe shtoi se është 100% e suksesshme në paandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes që deri tani kanë shkaktuar afro 1.5 milionë të vdekur në shkallë globale.

“Besojmë se kemi një vaksinë shumë efektive. Tani kemi edhe të dhënat që e provojnë një gjë të tillë. Parashikojmë se do të luajmë një rol të madh në ndryshimin e kursit në këtë pandemi” –  tha eksperti kryesor mjekësor i kompanisë Moderna, Tal Zaks

Nga të 196 personat që u sëmurën nga COVID-19 ndër mbi 30,000 vullnetarë, 185 prej tyre kishin marrë placebo dhe 11 ishin injektuar me vaksinën kandidate. Moderna njoftoi 30 raste të rënda, të gjithë nga grupi që kishin marrë placebo.

Aksionet e kompanisë u rritën 3% në mbrëmje, pasi ishin rritur gjatë ditës 20%. Gjatë 2020, aksionet e kësaj kompanie janë ritur rreth 700%.

Përveç aplikimit për autorizim për përdorim emergjent, Moderna tha se do të kërkonte edhe autorizim me kusht nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë dhe do të vazhdojë diskutimet me ente të ngjashme rregullatore.

Moderna tha se planifikon të ketë rreth 20 milionë doza të vaksinës së saj gati për transportim në SHBA brenda 2020, një sasi e mjaftueshme për të vaksinuar 10 milionë vetë.

Vaksinat e kompanive Moderna dhe Pfizer/BioNTech përdorin një teknologji të re të quajtur “korrieri sintetik RNA” ndërsa kompani të tjera si AstraZeneca, përdorin metoda të tjera tradicionale.

Kompania britanike AstraZeneca ka njoftuar një normë mesatare efektiviteti prej 70 për qind të vaksinës së saj dhe deri në 90 për qind për një nëngrup pjesëmarrësish në prova klinike, të cilët fillimisht morën një gjysmë doze, pasuar nga një dozë e plotë. Por disa shkencëtarë kanë shprehur dyshime në lidhje me qëndrueshmërinë e shifrave të efektivitetit prej 90 për qind për këtë grup të vogël pjesëmarrësish.

Rezultatet pozitive të disa vaksinave kanë ndezur shpresat për t’i dhënë fund një pandemie që ka goditur ekonominë botërore dhe ka shkaktuar mbi 1 milion e 400 mijë vdekje në të gjithë botën. Këto zhvillime vijnë ndërsa numri i infeksioneve të reja dhe shtrimet në spital me COVID-19 janë në nivele rekord në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Pas marrjes së autorizimit Moderna pret që vaksina e saj të transportohet në pika të caktuara të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Shpërndarja e vaksinës së saj pritet të jetë më e lehtë se ajo e Pfizer-it sepse ndërsa duhet të ruhet në frigorifer, nuk kërkon temperatura ultra të ftohta të nevojshme në rastin e vaksinës së kompanisë Pfizer. / VOA

g.kosovari

Next Post
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Temperatura të ulëta/ Ky është parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

Tragjedi në Durrës, mbytet në det një 11-vjeçar

June 21, 2026
Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)

Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)

June 21, 2026
Dragoi gjigant “ndez” Pekinin! Spektakël në festivalin e Kanalit të Madh

Dragoi gjigant “ndez” Pekinin! Spektakël në festivalin e Kanalit të Madh

June 21, 2026
Corriere della Sera: Tensionet Meloni–Trump, ja si Italia po shmang përplasjen e madhe diplomatike me SHBA!

Corriere della Sera: Tensionet Meloni–Trump, ja si Italia po shmang përplasjen e madhe diplomatike me SHBA!

June 21, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Flamingot”, Zhizhek dhe ideologjia e Qendrës

June 21, 2026
Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

June 21, 2026
Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

June 21, 2026
Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

June 21, 2026
Mediat: Kryeministri britanik pritet të japë dorëheqjen të hënën, kush pritet pritet të jetë pasardhësi?

Mediat: Kryeministri britanik pritet të japë dorëheqjen të hënën, kush pritet pritet të jetë pasardhësi?

June 21, 2026
La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In