Modelja dhe moderatorja britanike, Katie Price rrezikon të humbasë rezidencën e saj me vlerë 2.5 milion dollarëpër shkak të deklaratave të falimentimit.
Dokumentet konfirmojnë se ish-modelja e ka humbur tashmë kontrollin e shtëpisë.
41-vjeçarja e bleu ndërtesën në Sussexin Perëndimor në vitin 2014, por tani raportohet ti jenë shtuar 100,000 paund borxh për vonesat e shlyerjet e hipotekës.
Më parë, ylli kishte pasuri me vlerë 45 milion paund por thuhet se i ka shpenzuar për trajtime bukurie dhe pushime të shtrenjta.
Katie deklaroi falimentin në fund të nëntorit, kur u tha se duhet të shiste të gjitha pronat, përfshirë shtëpinë me nëntë dhoma. Para disa muajsh, ajo shiti automjetin tip “Range Rover” me vlerë 75 mijë paund.
/a.r