• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Modelja ikonë Zana Krasniqi i hyn politikës, pas martesës së pazakontë u bë nënë e 4 fëmijëve në fshehtësi të plotë

by Java News
15/08/2021 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zana Krasniqi, modelja ikonë, ka qëndruar prej vitesh largvëmendjes së publikut. Madje në muajin prill ajo u bë nënë për herë të katërt, lajm i cili u zbulua nga mediat se vetë modelja e konfirmoi një muaj më vonë.

Pas kaq kohësh larg publikut, Zana do të rikthehet, por këtë herë jo si modele. Zanën do ta shohim si politikane. Ajo do të kandidojë si asambleiste në Komunën e Prishtinës në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të dashur miq, si aktiviste ambientaliste, ndiej obligim që kauzës sime për ruajtjen e Nanës Natyrë t’i jap drejtimin e duhur para se të jetë vonë. Unë kam vendosur që në qytetin tim, ku jam lindur e rritur, të kandidoj si asambleiste për Komunën e Prishtinës në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke e pas parasysh që flitet shumë, e punohet pak në këtë drejtim, do ta marr si obligim që çështjet e ambientit të kenë një adresë. Vetëm së bashku mund të bëjmë diferencën. Shpresoj në mbështetjen dhe votën tuaj. Ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë NANËN NATYRË”, ka shkruar modelja.

Kujtojmë që modelja e njohur Zana Krasniqi është distancuar prej kohësh nga jeta publike, duke u fokusuar vetëm te familja, bashkëshorti Fisniku dhe fëmijët. Pak kohë më parë u bë e ditur se ajo u bë nënë për herë të katërt, në fshehtësi të plotë.

E pak muaj më parë, si kurrë më parë, Zana bëri një përjashtim dhe publikoi në rrjetet sociale një video me katër fëmijët e saj. Në këtë mënyrë ajo zbuloi se fëmija i katërt është një vajzë.

“Mami i ëngjëjve të vegjël! Ju dua vogëlushët e mi!”, shkruante modelja krahas videos. Zana Krasniqi është miss-i e modelja me pamje unike, që shumëkush e ka krahasuar me ikonën e bukurisë, Angelina Jolie.

Zana Krasniqi u shpall “Miss Universe Kosova” dhe më pas u prezantua shumë mirë në “Miss Universe” në nivel ndërkombëtar. Ajo kishte një karriere modelimi mjaft të sukseshme në Amerikë, ku bashkëpunonte me Fadil Berishën, por që e braktisi si profesion me krijimin e familjes.

Zana është e martuar dhe vetëm pak kohë më parë u zbulua një foto e bashkëshortit të saj. Fëmijën e parë, që është djalë, Noelin, e lindi në vitin 2013, ndërkohë që nuk është çudi të planifikojë të tjerë fëmijë.

Bashkëshortin e saj, Fisnikun, e kemi parë në shumë pak raste në ndonjë event publik. Kjo ndoshta për faktin se sa më shumë ta mbash larg mediave jetën private, aq më i suksesshëm do të jesh. E kësaj thënieje duket se i është përmbajtur edhe Zana, e cila për momentin vazhdon të shijojë martesën e saj të lumtur.

33-vjeçarja është vajza e e këngëtarit Naim Krasniqi. Zana Krasniqi përfaqësoi Kosovën për herë të parë në “Miss Universe” dhe u vendos në “Top 10” e këtij eventi. Dikur ishte modelja më e famshme dhe më e angazhuar, por tashmë nënë e përkushtuar.

Ndonëse nuk dihet se për çfarë arsyeje e la botën e modës, Zana është fiksuar mirë në memorien e publikut. Ajo pati një karrierë disavjeçare në SHBA, ku kishte edhe disa kontrata me rëndësi me agjenci mjaftë influente.

Por në privatësi të plotë, Zana u rikthye në Kosovë, duke lënë pas karrierën si modele në Amerikë dhe pas shumë vitesh ja ku kthehet me foto dhe lajme të reja nga jeta e saj.

Next Post
E pazakontë në Shëngjin/ Malazezi denoncon humbjen e gruas, policia vihet në kërkim

E pazakontë në Shëngjin/ Malazezi denoncon humbjen e gruas, policia vihet në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In