• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Modelja e parë në botë me shami në kokë dhe pircing në hundë

by Java News
29/09/2015 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

193658Modelja e parë në botë me shami në kokë dhe pircing në hundë

Shaminë në kokë dhe pircing në hundë. Kjo është Mariah Idrissi 23 vjeçe, modelja e parë në botë me hixhab  (shamia që mbulon kokën dhe qafën e cilat vishet nga vajzat myslimane pas moshës së pubertetit, në prani të burrave jashtë familjes) që shfaqet në një fushatë publicitare të një marke të famshme mode. Në videon e H&M që promovon riciklimin e veshjeve është pikërisht ajo vajza myslimane nga Londra e veshur me pallto, syze djelli dhe shumë bizhuteri. Vajza me origjinë pakistaneze dhe marokene, në fakt prej kohësh ka rënë në sy në Instagram.

Imazhet e postuara janë prodhuar nga një smartphone, por pozimi është i një modeleje profesioniste, fytyrë profile dhe një qafë e përkulur.  Mariah është e bukur dhe e di edhe ajo vetë. Me apo pa buzëkuq, ajo është nga ato gra që bie në sy.

“Jam shumë e habitur me këtë sukses”-thotë vajza me një theks anglishteje të pakapshëm. Tani që është bërë e famshme, sepse mediat më prestigjoze britanike kanë shkruar për të, të gjitha vajzat myslimane duan të imitojnë stilin e saj, të mbulohesh por në mënyrë chic.

Mban hixhab-in që kur ishte 17 vjeç

Për të marrë pjesë në këtë video, Mariah morri lejen e prindërve të saj dhe në sheshin e xhirimit ishte mëse e kënaqur, pas ii ofruan dhomë zhveshje private dhe nuk pati asnjë kontakt fizik me meshkuj. “Më trajtuan me respekt”-thotë vajza. Shumë mendojnë se pas zgjedhjes për të pozuar mund të jetë dëshira për të dërguar një mesazh: që edhe vajzat myslimane e duan modën ashtu si gjithë të tjerat.

“Ekziston një përshtypje se gratë apo vajzat që vendosin të mbajnë hixhab, injorohen nga moda. Ndaj është befasuese që një markë e madhe globale vendos të njohë zgjedhjen tonë për të mbajtur shaminë”-thotë Mariah. Hera e parë që ajo vuri hixhab-in ishte vetëm 17 vjeçe. Pak më vonë se shumë shoqe të cilat ishin mbuluar që përpara se të bëhen adoleshente. Por që nga ai moment e mban me krenari dhe me vetëdijen e plotë se flokët e mbuluar nuk i heqin asgjë bukurisë së saj.

Komentet pozitive dhe kritikat

Të afërmit e saj në Pakistan dhe Marok nuk u pëlqeu aspak përfshirja e Mariah në modë. E megjithatë komentet nëpër rrjetet sociale kanë qenë thuajse të gjithë pozitive. “Të bën ta shohësh gruan myslimane pa frikë dhe përçmim, madje me një kuriozitet të shëndoshë”-shkruan blogu i famshëm MuslinGirl. “Jemi shumë krenarë për të, më në fund po flitet për myslimanet në mënyrë pozitive” –lexohet ndërkohë në një prej komenteve në profilin e Mariah Mariah. Megjithatë ka pasur edhe kritika pasi nuk mund të mungonin kundërshtarët.

Ka nga ata që mendojnë se ekspozimi ndaj modës bie ndesh me fenë. Por këto janë thjesht këndvështrime. Në çdo rast, askush nuk tha gjë kur Mariah vendosi të hapë një sallon bukurie në Londër të specializuar në masazhet marokene dhe kurimin e duarve. Ndërkaq me Mariah, marka suedeze ka tërhequr vëmendjen e konsumatorëve islamikë. Moda po zë gjithnjë e më shumë vend mes myslimanëve të cilët gjatë 2013-ës shpenzuan 266 miliard dollarë për tu veshur bukur, sipas një vëzhgimi të Thomson Reuters. Shifra pritet të arrijë në 500 miliard deri në 2019-ën, ndaj dhe firma të mëdha si Donna Karan, Tommy Hilfiger dhe Mango e kanë nuhatur dhe prej kohësh kanë propozuar koleksionet “Ramazan” të specializuara për publikun islamik./shqiptarja.com

193657 193662 193660

Next Post

Shikoni si shkruhet shqip në Jezercë në pllakën përkujtimore të UÇK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com