• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Modeli italian edhe për kryetarët e partive, apo jo ?

by Artur Ajazi
26/01/2022 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

“Kemi propozuar që sanksionet për shkatërrimin e zgjedhjeve në Shqipëri të bëhen aq të forta sa në Itali. Nëse një politikan kapet duke blerë vota dënohet deri në 21 a 22 vjet burg. Pse dënim kaq i rëndë, sepse vret shpresën. Ndërsa për kryeministrin jo më tepër se dy mandate”. Kështu ka deklaruar Lulzim Basha në një takim me të rinjtë e FRPD-së tij, duke argumentuar faktin se “Shqipërisë i duhet një fytyrë e re për të qeverisur”. Duket sikur deri këtu gjithçka është “OK”.

Basha ka kërkuar edhe më parë Vetting për politikanët, dhe shpesh ripërsërit thirrjen e tij. Por më parë se të kërkojë “22 vite burg për  politikanët  si vjedhësit e votave” apo dhe  kufizimin e  mandateve për kreun e qeverisë në Shqipëri “kryeministër me dy mandate”, Lulzim Basha duhet të kufizojë mandatet për kryetar partie. Të paktën ta bëjë realitet këtë duke e futur në statut, si nen të veçantë.Ka prej 2013 deri sot,që ai humbet çdo zgjedhje vendore dhe të përgjithshme, dhe ka 4 mandate kryetari partie.

Edhe pse në statutin e Partisë Demokratike, është kërkuar me ngulm futja e një neni të tillë që kufizon vazhdimin e mandatit të kryetarit në rast se humbet zgjedhjet, ajo nuk është pranuar pikërisht nga Basha. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se Sali Berisha ishte i pari në atë parti, që u dorëhoq pa kthim, kur humbi zgjedhjet e vitit 2013, dhe kjo u vlerësua edhe nga anëtarësia, edhe pse shumica e tyre nuk e pranonte një gjë të tillë. Por ai u largua, dhe shpalli “garën e ndershme” për pasardhësin, duke mbështetur fshehtas Lulzim Bashën, dhe jo Sokol Olldashin. Të gjithë e dimë si vajti “fushata dhe votimi për kryetarin e ri”, apo dhe se si u ngjit triumfalisht Basha në postin e kryetarit të asaj partie. Fakti ishte se, nën hijen e Berishës, kryetari i ri, mori edhe bashkinë e Tiranës për “10 vota plus”, duke u shpallur fitues me ndihmën e Arben Ristanit asokohe kryetar KQZ-je.

Hija dhe emri i  Bashës pas humbjes së vitit 2017, nisi të zbehet, dhe anëtarësia nisi të kërkonte largimin e tij si kryetar partie. Por ai nuk pranonte, sepse akoma nuk kishte dhënë “prova të qarta se ishte shkaku i humbjes” dhe premtonte fitore, ashtu siç nuk mendonte se “modeli italian do të ishte më i miri edhe për realitetin shqiptar”. Në rast se ka një kryetar partie, që ka vendosur rekord humbjesh në zgjedhje, dhe këmbëngul të qëndrojë kryetar i përjetshëm, ky është jo  më Sali Berisha, por Lulzim Basha. Standardet në politikë nuk janë të dubluara, ato janë të vetme dhe të zbatueshme për cilindo. Në qoftëse thua se “kryeministri të kufizohet në vetëm dy mandate qeverisëse”, atëhere pse një kryetar partie duhet të qëndrojë 4 apo dhe 6 mandate edhe pse humbet zgjedhjet, edhe pse anëtarësia kërkon largimin e tij ?

Eshtë fakt se emancipimi i politikës shqiptare, ka mbetur në kufijtë e viteve ’60-70, ashtu siç ka mbetur e tillë edhe mënyra se si merret dhe mbahet posti i kryetarit , duke shfaqur dukshëm reminishenca të së kaluarës kumuniste. Lulzim Basha duhet të përmbysë këtë realitet, (që po gërryen partinë e tij) pastaj të propozojë modele dhe platforma “lëvizëse” për të ndryshuar “politikën e vjetëruar”.

Next Post
Dy dallgët e derisotme të Covid-19 në Shqipëri dhe dallga e pritshme

Sa nga 360 mijë banorët e rritur të 6 bashkive do të votojnë?

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Masakra zgjedhore qe thote Luli eshte vetem nje justifikim banal.Ps mori 180 mije vota me teper ,qe nuk vidhen kurre

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

October 29, 2026
“PD e marrë peng”, Balla: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

October 29, 2026
Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In