• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother

by Ardit Rada
31/01/2023 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Gjithnjë e më shumë, cilësia e modeleve që ka ofruar ekrani shqiptar i tranzicionit për publikun, ka qenë i diskutueshëm. Por prej më shumë se një muaji, i vetmi ‘reality show’ në vend duket se e ka lënë pa fjalë shumicën e publikut. Revolta e këtij të fundit vihet re në komentet në rrjete sociale dhe debate të përditshme. Bëhet fjalë për ‘Big Brother’ që nën pretendimit për të mbledhur disa njerëz të rëndësishëm me emrin ‘VIP’, duket se s’është lodhur hiç dhe ka sajuar një grupim ku shumica nuk kanë as CV.

Përveç panoramës ku disa njerëz hanë e flejnë dhe që pretendohet të na dhurojnë spektakël, orët e fundit po spikat një personazh. Aktorja që më tepër është e njohur si personazh showbizi sesa si aktore, ka ‘shokuar’ me disa deklarata të saj. Më tepër sesa një garë ku duhet të spikasë cilësia e debatit, argumentet dhe shembulli i femrës model, ajo e ka kthyer në një garë parash. Një herë përmend faktin se 100 mijë eurot e çmimit të madh s’i bëjnë punë se me aq veç një makinë mund të blihet. Ditën tjetër, shenjestron banorët se vishen me rroba të lira dhe jo marka origjinale si ajo. E kështu me radhë, deklaratat nuk fyejnë vetëm bashkëjetuesit e saj, por miliona shqiptarë që jetojnë me djersë dhe 100 mijë eurot as nuk i kanë dhe as do t’i kenë kurrë.

Duhet kuptuar se ‘Big Brother’ shqiptar luhet për një publik të varfër që ka paguar ekstra për ta ndjekur atë. Ndaj në respekt të këtij publiku, produksioni duhet t’I ndalojë deklarata të tilla. Që në fund të fundit tregojnë se konkurrentja e sheh me mospërfillje edhe vetë çmimin e organizatorëve. Është dhimbshme kur sheh sesi një djalë merr përsipër të rrëfejë dramën familjare publikisht, si apel për t’i dhënë guxim të tjerëve që të denoncojnë dhunën. Ky konkurrent pak minuta më pas skualifikohet për t’i lënë hapësirë ‘zengjines’ së re.

“Big Brother” është konceptuar nga ata që e krijuan të parët, si një program në qendër të së cilit është njeriu. Sjellja e tij nën izolim me të panjohur, pa cenuar liritë themelore. Madje duke u dhënë facilitete dhe të mira materiale për t’ua bërë izolimin më të lehtë. Por kurrësesi, për të promovuar mospërfilljen ndaj njerëzve që përpiqen ta fitojnë paranë me djersë.

Ndaj dhe ky ‘reality show’ në Shqipëri nuk duhet kurrësesi të promovojë garën e portofolëve, por të ideve. Sepse po të ishte e pëlqyeshme ky model, ateherë mund ta bënin programin me fëmijet e Samir Manes dhe Shefqet Kastratit dhe e flinim mendjen…

Next Post
Damian Gjiknjuri do përballet në gjykatë me deputetin Shehaj

Shehaj e pranon se nuk e rrëzojnë dot Ramën: Çfarë prisni ju, të pushtojmë Kryeministrinë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com