• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehaj e pranon se nuk e rrëzojnë dot Ramën: Çfarë prisni ju, të pushtojmë Kryeministrinë?

by
31/01/2023 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Neritan Sejamini dhe deputeti i PD-së, Agron Shehaj, u përplasën në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” për protestat që premton opozita se do të bëjë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Deputeti Shehaj tha se protestat duhen bërë, por ai tha se ato nuk janë për të rrëzuar qeverinë, sepse ajo ikën me votë.

Por analisti Sejamini i kujtoi deputetit të PD-së se populli po proteston për Luizin e “BBV”-së dhe nuk del për skandalet e qeverisë, sepse, ndoshta, mendon se edhe opozita është si pozita dhe nuk kanë besim.

Shehaj: Afera që ka dalë në lidhje me pagesat që janë bërë dhe dyshimi se pas tyre mund të jetë kryeministri i Shqipërisë si dhe hetimi që po bëhet edhe mbi kryeministrin, është afera më e madhe. Protesta është e domosdoshme, në këtë rast. Do të diskutohet më pas se si u thirr, si u organizua, si do të jetë, e dhunshme apo jo, ne do të japim mendimet tona për fjalimet në protestë, nëse u tha gjëja e duhur, u sulmua mjaftueshëm apo jo, por unë prapë mendoj se protesta duhet bërë.

Sejamini: Ja u bë protesta. Ma vazhdo të nesërmen. Nuk besoj se ju do ta “vrisni” Ramën atë natë, apo ta nxirrni nga zyra. Cili është qëllimi i protestës?

Shehaj: Edhe unë kam një pyetje cili është qëllimi i protestave në Perëndim?

Sejamini: Partitë politikë nuk bëjnë protesta në Perëndim, bën populli, bëjnë sindikatat.

Shehaj: Nuk është e vërtetë. Partitë politike bëjnë protesta. Unë njoh mirë Italinë dhe në Itali bëhen vazhdimisht protesta.

Sejamini: Sa herë e kanë rrëzuar këto qeverinë?

Shehaj: Po nuk rrëzohet qeveria me protesta.

Sejamini: Po pra, po cili është qëllimi i protestës?

Shehaj: Edhe mund të rrëzohet në momentin që qeveria e kupton se ka kundër një pjesë të madhe të shoqërisë, shtohet edhe protesta një ngjarjeje shumë të rëndë si kjo që ka ndodhur. Çfarë prisni ju që të pushtojmë kryeministrinë? Ju thoni: Ose bëni një protestë dhe pushtoni kryeministrinë, ose mos e bëni fare. Unë nuk jam dakord me këtë. Nuk vihet në pushtet me protesta, por me zgjedhje.

Sejamini: Po pse nuk ka protestë në Shqipëri sot, pse nuk ka njerëz të revoltuar? Kanë dalë për Luizin para dy javësh në revoltë dhe nuk ka për këtë skandal.

Shehaj: Çfarë do të thotë, se kjo e skandalit nuk është gjë e rëndësishme?

Sejamini: Po mund të jetë edhe pse nuk kanë besim te opozita, nuk ia vlen të dalim, se mund të jenë edhe të tjerët njësoj.

Shehaj: Po mund të jetë edhe kjo.

/e.d

Next Post
‘2 ditë para se të niste BB VIP më hoqën nga puna’! Luizi tregon çfarë ndodhi para se të hynte brenda shtëpisë

Shpresa e fundit e opozitës: Vetëm me Luizin mund ta rrëzojmë Edi Ramën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com