• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Modeli i SHBA”/ Basha kërkon “fitore në tavolinë”: Asnjë kryeministër të mos qëndrojë më shumë se dy mandate, të lirojë karrigen

by Java News
25/01/2022 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se ka ardhur koha që fjalët t6ë ndahen nga veprat duke shtuar se politikanët që kërkojnë vetting për çdo profesion tjetër duhet ta nisin nga vetja për t’iu nënshtruar disa filtrave.

“Kam sytë e qeshur dhe plot shpresë. A mund të ecim përpara me të vjetrën?! Përgjigja nga salla është përgjigja që jep çdo i ri. Ka ardhur koha të ndajmë fjalët nga vepra. Fjalë thotë kushdo por janë veprat ata që përcaktojnë sat ë vërtetë jeni. Fjala e parë është t’i bëjmë vend rinisë. Si mund t’i bëjmë vend rinisë?! Nëse dikush ka 30 vite në politike dhe nuk do ta lërë karrigen.

Ata që bien dakord vetëm për një gjë, të mos lëshojnë karriget dhe të mos bëjnë vetting për politikanët. Efekti i kësaj që do vijë, ju e dini që do të vijë. Nuk jemi këtu vetëm për të parë njëri tjetrin. Jemi këtu sepse ju besoni.  Që forca juaj ka ndryshuar Shqipërinë për këtë dëshmia e parë është vetë PD. Ne demokratët, partia jonë është vepër e rinisë shqiptare 31 vjet më parë. Ishte rinia shqiptare ajo që pati guximin në një vend që nuk i përngjante asnjë vendi në Europë për nga frika që i kishin futur njerëzve”, deklaroi Basha.

Ai tha se duhet ndjekur modeli amerikan që një kryeministër të mos qëndrojë në pushtet për më shumë se dy mandate, pasi sipas tij në rast se nuk e ka realizuar vizionin e tij në 8 vite, nuk mund ta bëjë për më shumë.

“Ëndrrat e asaj rinie nuk janë realizuar. Shumë prej tyre sot janë në emigracion. Të njëjtin fat e presin shumë prej bashkëmoshatarëve tuaj, me politikanë që duan të vdesin në karrigen e pushtetit. Duke filluar nga ky që çdo vit thotë do ta lë politikën. Pushteti pa masë korrupton. Është natyrë e pushtetit dhe e njeriut. SHBA, thonë jo më shumë se dy mandate. Këtë kam propozuar edhe unë, edhe PD.

Më i zoti në botë të jesh, nëse nuk e ke realizuar vizionin tonë për dy mandate, atëherë duhet të lirosh vendin. Vettingu i pasurisë duhet të bëhet për politikanët. Atë që e kërkojnë për të gjithë, vetëm për vete nuk e pranojnë. Pse? Sepse sot në politikë nuk numërohen me gishtat e një dore por janë shumë ata që nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve. Ata që kanë ardhur si vullnet i botës së krimit. Kufizimi i afatit të të qëndruarit në pushtet. Dy mandate për kryeministrin. Dy mandate dhe pas kësaj kthehet në qarkullim. Mund të fitojë sërish një parti”, deklaroi Basha.

I cili me sa duket mendon se i ka ardhur “radha” per t’u berte kryeminister dhe per te larguar ramenm qe po ben tre mandate, per te garantuar nje “fitore ne tavoline”, pavaresisht si del rezultati i zgjedhjeve./m.j

Next Post
Mediat belge shkruajnë për Bledar Muçën: Këtu vodhi syze dhe prezervativë! Mbante profil të ulët.

Mediat belge shkruajnë për Bledar Muçën: Këtu vodhi syze dhe prezervativë! Mbante profil të ulët.

Comments 1

  1. Demo Krati says:
    4 years ago

    Po kryetari i partisë, si puna e PD-së, kur humbet edhe zgjedhjet, si puna e juaj o Luli Basha, a duhet të rrijë më tepër se dy mandate apo je i përzgjedhuri i Sali Berishës dhe i përkëdheluri dhe i mbështeturi i Juri Kim ambasadore e USA në Shqipëri ?
    Ka plot që e bëjnë shkëlqyer këtë punë, si përshëmbull Majlinda Bregu, që ti o Luli Basha, e përjashtove nga PD, mbasi e shikoje si pretendente për,pozocionin e Kryetares së kësajë partie.

    Reply

Leave a Reply to Demo Krati Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In