Një ditë më parë Ilda Bejleri i quajti modele të vjetëruara në gazetarinë spoirtive koleget Hygerta Sako dhe Enkeleida Zeko. Kjo e fundit ka reaguar pas deklaratës së Ildës duke ironizuar.
Sako ka thënë për ‘Panorama Sport’ se në gazetari nuk mjafton të jesh vetëm seksi dhe se produktet e saj janë gjithnjë lajm i gazetave sportive, por jo i faqeve të fundit.
“ Të them të drejtën nuk e ndoqa, por më informuan miqtë. Nuk kam kohë të merrem me të tilla deklarata sepse jam shumë e zënë me ‘Përtej futbollit’, emision që fillon së shpejti dhe që u kopjua keq nga koleget. Por, unë mund të them që vazhdoj me këtë ‘stilin e vjetër’ të gazetarisë me të cilin prodhoj lajme që zënë faqet e para. Nëse Ilda mendon se të qenit seksi është stil i ri i uroj suksese në rrugën e zgjedhur prej saj. Dhe së fundmi dua të them që Ilda s’kishte lindur akoma kur mua më emociononte Maradona, Mateus dhe Van basten” përfundon Sako./a.m.











