• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mllefet politike mos i zbrazni në kurrizin e atyre që rrezikojnë jetën”/ Kalo i “përvishet” kolegëve: Të verbuar nga ethet për pusht-shtet…

by Java News
08/07/2020 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, teksa ka perseritur apelin per durim dhe shume kujdes ne perballimin e koronavirusit, u ka kujtuar betimin e Hipokratit, kolegeve qe, sipas tij, “të verbuar nga ethet për PUSHT-SHTET janë lënduar disi edhe mendërisht, duke e humbur fillin e një reagimi deontologjikisht të pranueshëm”.

Me nje mesazh te gjate ne faqen e tij ne Facebook, Kalo, u drejtohet duke u thene: NËSE profesionalisht apo fizikisht NUKU e keni mundësinë e kontributit për zgjidhjen sa më racionale të këtij ekuacioni Sars-Cov-2/Covid-19 me shumë të panjohura, më së paku mllefet e juaja politke ose ato të mos plotësimit të karierës suaj të dëshiruar socio-profesionale MOS i zbrazni në kurrizin tonë, në kurrizin e atyre, që rrezikojnë për çdo sekondë jetën e tyre për t’u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë”….

Postimi nga Tritan Kalo

KOHË KOVIDIANE… OPINIONISTËT Gjillollogë dëmtojnë jo vetëm imazhin e tyre, POR ata/ato sjedhin jo pak tollovi edhe në jetën tone, tashmë jo pak të trazuar këto muajt e fundit….KEQARDHJE për disa kolegë, që në këto ditë të një “FLAME MBARËBOTËRORE” të Sars-Cov2/Covid-19, të verbuar nga ethet për PUSHT-SHTET janë lënduar disi edhe mendërisht, duke e humbur fillin e një reagimi deontologjikisht të pranueshëm edhe nga “BETIMI i HIPOKRATIT”, i busullës orientuese të jetës profesionale të çdo MANTELBARDHI…..NËSE profesionalisht apo fizikisht NUKU e keni mundësinë e kontributit për zgjidhjen sa më racionale të këtij ekuacioni Sars-Cov-2/Covid-19 me shumë të panjohura, më së paku mllefet e juaja politke ose ato të mos plotësimit të karierës suaj të dëshiruar socio-profesionale MOS i zbrazni në kurrizin tonë, në kurrizin e atyre, që rrezikojnë për çdo sekondë jetën e tyre për t’u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë”….MË SHUMË respekt edhe për veten tuaj, NËSE ende mendoni se dikur keni kryer një arsimim mjeksor….PROFESIONALIZMI është qënësor dhe i përjetshëm për gjurmët që ne lëmë pas në jetën tonë, sepse “Omen est nomen” (“Njeriu është emër” Lat.)….Miq, dashamirës dhe bashkëkombas…JU respektojmë, Ju duam, Ju dëgjojmë, Ju ndihmojmë dhe kujdesemi për JU në çdo kohë e në çdo rrethanë….Duajeni dhe respektojeni sa më shumë jetën tuaj dhe të afërmve të juaj….Çdo e keqe herët apo më vonë KURDOHERË e ka patur dhe do t’a ketë një zgjidhje….Ndër shekuj NJERËZIMI ka mundur kurdoherë të ngadhnjejë ndaj çdo sfide që ka rrezikuar ekzistencën e “Homo sapiens”….Kolera, Murtaja, Ebola, Ethet Hemorrhagjike të Kongo-Krimesë, Malaria, Tuberkulozi, Lepra, Variola, Fruthi, Rubeola, Pertusi, Tërbimi, Tetanosi, Poliomieliti, Gripi Spanjoll, Gripi i Derrit, Sars-Cov1, MERS, etj, janë kapituj të kësaj beteje për mbijetesën e vetë qënies sonë….BASHKË e me MIRËBESIM reciprok ne do ja dalim me siguri mbanë edhe ndeshjes me sfidën ndaj Sars-Cov-2/Covid-19…. DURIM, DURIM dhe vetëm BESIM….Together forever!!!….Po ju rikujtoj DISA rreshta nga Betimi i Hipokratit, për ata/ato që mundet t’i kenë haruar ose edhe më keq se nuk i kanë mësuar kurrë ato: “Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.”….

g.kosovari

Next Post
“Gjuetia e Dhelprave”/ Drejtori i FBI-së: Kina, kërcënimi më i madh për SHBA-në, kanë vënë në shënjestër…

"Gjuetia e Dhelprave”/ Drejtori i FBI-së: Kina, kërcënimi më i madh për SHBA-në, kanë vënë në shënjestër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

August 31, 2026
“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

August 31, 2026
Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

Makabër në Malin e Zi, ekzekutohen tre të rinj në një poligon qitjeje

August 31, 2026
Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

August 31, 2026
FOTO/ Del vendimi për maturantët, çfarë do të ndryshojë për provimin e matematikës

Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për njohjen e kualifikimeve profesionale, ja 7 objektivat që synohen

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com