• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

MK: Bashkia e Tiranës prishi natën monumentin e kulturës për ndërtim

by
17/06/2015 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Kulturës denoncon shkeljen e ligjit nga Bashkia e Tiranës, lidhur me prishjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Akt i rëndë, i kryer natën dhe në shkelje të plotë me ligjin.

Ministria e Kulturës sqaron sa më poshtë:

Duke u gdhirë data 16-06-2015 Drejtoria Rajonale e Kultures Kombëtare u njoftua se në Tiranë kishte nisur të prishej një vilë. Pas verifikimit rezultoi se është vila me numër indetifikimi V–11 në rrugën “Asim Zeneli”. Kjo vilë është vendosur në mbrojtje paraprake me vendim të KKR-së, të datës 15 korrik 2014 (bashkëngjitur).

Ky vendim prodhoi pasaportën e mbrojtjes paraprake (bashkangjitur), vendim i cili u rinovua në datën 16.01.2015 nga KKR, dhe që vijon të jetë në fuqi.

Pas kësaj ngjarje, Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoria rajonale përkatëse, u vunë në lëvizje menjëherë dhe ndërmorën të gjitha hapat e parashikuar nga ligji.

Eshtë bërë inspektimi dhe është mbajtur procesverbali në vend, nga i cili rezulton se është prishur pothuajse gjysma e vilës gjatë natës me 15.06.2015.

Në mënyrë urgjente nga institucionet përgjegjëse u janë dërguar brenda datës 16.06.2015 dy shkresa Bashkisë së Tiranës dhe IKMT për shkelje të ligjit te trashegimise nga Bashkia e Tiranës, si dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë për të denoncuar këtë akt të kundërligjshëm në dëm të trashëgimisë kulturore.

Leja zhvillimore e datës 06 tetor 2014 dhe vendimi përkatës i kryetarit të Bashkisë së Tiranës janë në shkelje me vendimin e KKR-s të sipërpërmendur dhe me Ligjin e Trashëgimisë Kulturore i cili shprehet qartesisht ne nenin 12 se ndalohet cdo nderhyrje ne objektet ne mbrojte si monument kulture.

Drejtoria Rajonale ka kryer tashmë denoncimin në polici dhe ka bërë njoftimin në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

IMK nga ana e saj ka nisur gjithashtu shkresë në Bashkinë e Tiranës ku kërkohet informacion për :
1. Lejen Zhvillimore të Ndërtimit, Nr. 8771/10 të datës 06.10.2014 për strukturën banim dhe shërbime 4 dhe 6 kate me 2 kate parkim nëntokë.

2. Lejen e prishjes së objektit.

Ndërkohë IKMT-ja nga data 16.06.2015 ka kryer pezullimin e veprimeve të mëtejshme dhe ka njoftuar subjektin e ndertimit për pezullim.

Ministria e Kulturës denoncon me forcë shkeljen e ligjit nga Bashkia aktuale e Tiranës, dënon këtë krim kundër trashëgimisë kulturore, kundër shpirtit të qytetit.

Duke u bashkuar me shqetësimin e opinionit publik u bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të ndjekin të gjitha procedurat ligjore për këtë akt flagrant.

Po kështu i bëjmë thirrje çdo subjekti që të mos gabojë, të mos guxojë të prekë monumentet e kulturës, qofshin ato private apo publike.

Nuk do të lejojmë askënd të përsërisë krimet ndaj trashëgimisë dhe do të detyrojmë me forcën e ligjit ta rindërtojë atë që ka dëmtuar, për t’i thënë ndal karshillëkut ndaj shtetit dhe ndaj ligjit.rererer trtrtr uyuuyuy ytytyt

Next Post

Përdor vibratorin për ta grabitur bankën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In