• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mjerë ata që do ju shohin nga xhepat”, Rama prezanton ‘platformën e bashkëqeverisjes’

by A R
06/10/2017 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën online të “bashkëqeverisjes me qytetarët”. Shefi i qeverisë tha se ky mekanizëm forcon demokracinë në vend. Ai tha se çdo ankesë do të verifikohet nga kjo strukturë e cila do të ndahet në disa sektorë.

Rama tha se “Ky mekanizëm mund të bëhet tmerri i çdo kujt që është mësuar t’i shohë qytetarët nga xhepi për t’i dhënë shërbimin”.

Por si do të funksionojë ky mekanizëm? Kryeministri ka dhënë disa detaje lidhur me dërgimin e ankesave dhe trajtimin e tyre në kohë në faqen e ‘platformës së bashkëqeverisjes’.

“Qysh ditën e hënë do jenë në gadishmëri afro 25-30 persona. Këta do ndahen në grupe, 1 grup qëndror në kryeminsitri dhe grupet e tjera në çdo ministri. Sipas të gjitha kategorive që ka platforma, opinionet, kërkesat, ankesat, sugjerimet, nismat, ndahen në bazë të kategorive dhe trajtohen në mënyrë sektoriale nga çdo 1 prej këtyre grupeve në çdo institucion qëndror. Qëllimi ëhstë që për çdo çështje që kërkon ndërhyrje të drejtëpërdrejtë nga titullari i institucionit zgjidhja të jepet në kohë nga titullari. Çdo anëtar i kabinetit do mbajë përgjegjësi për trajtimin e të gjitha adresimeve të cilësdo natyrë në kuptimin e përgjigjes”, deklaroi Rama.

Kryeministri është ndalur edhe te trajtimi i problemeve me pushtetin vendor. Ai ka sqaruar se do të nënshkruhen marrëveshje me secilën bashki pa përjashtim, për t’i bërë pjesë të këtij mekanizmi që i shërben qytetarëve.

“Në dritaren e parë, dritaren e ankesave, ka një grup dritaresh për të bërë zgjedhjen se ku drejtohet ankesa, harta, qarku përkatës, institucioni përkatës dhe pjesa e institucioneve vendore, ne do fillojmë të nënshkruajmë një marrëveshje mirëkuptimi me të gjtihë kryetarët e bashkive pa dallim që do përfshihen në këtë proces në funksion të zgjidhjes së problemeve”, tha Rama.

Një dritare e posaçme do të jetë për nismat e caktuara. Çdo qytetar mund të shpreh mendimin e tij nëse jep miratimin ose jo.

“Brenda 20 ditësh, çdokush që shkruan një opinion, merr një përgjigje. Ka edhe një dritare për konsultimin publik. Këtu është interpelanca. Ne do t’i japim mundësinë qytetarit të thërrasin në interpelancë kryeministrin, ministirn, njësoj si deputetët. Sigurisht që duhet një numër i caktuar ankesash, për një problem të nxehtë mund të kërkojnë interpelancë secilin prej nesh. Në platformë mund të kenë akses për të lexuar që të gjithë, por këto të drejta, dhe këto detyrime që burojnë nga ky mekanizëm do t’i kenë vetëm ata që janë anëtarë aktiv të koalicionit qeverisës”, deklaroi kryeministri.

Një dritare e posaçme do të jetë “nota ime”, ku qytetarët do të japin vlerësimin lidhur me shërbimin në zyrat e shtetit. Për të gjithë ata që duan të jenë anëtarë aktivë të atij që kryeministri e quan”koalicioni qeverisës mes Partisë Socialiste dhe njerëzve të zakonshëm”, del online platforma www.shqiperiaqeduam.al.

/a.m.

Next Post
Si sot, më 6 tetor, lindi Corbuzier dhe kërkuesi Tor Hejerdal

Si sot, më 6 tetor, lindi Corbuzier dhe kërkuesi Tor Hejerdal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AI krijon viruse që luftojnë bakteret rezistente, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet e sigurisë

AI krijon viruse që luftojnë bakteret rezistente, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet e sigurisë

August 7, 2026
“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%

“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%

August 7, 2026
Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

August 7, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Turizmi pasuron bashkitë! Himara lë pas gjithë Shqipërinë në të ardhurat për frymë

August 7, 2026
“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

August 7, 2026
Mbetjet e rrezikshme në Durrës, denoncon PD: Kontejnerët prej muajsh pranë zonave të banuara

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, denoncon PD: Kontejnerët prej muajsh pranë zonave të banuara

August 7, 2026
Tentoi t’i digjte të gjallë motër e vëlla, në pranga 33-vjeçari në Vlorë

Tentoi t’i digjte të gjallë motër e vëlla, në pranga 33-vjeçari në Vlorë

August 7, 2026
Optimizëm për marrëveshje VV-LDK, nis takimi Kurti-Abdixhiku, a do të vazhdojë sot seanca?

Optimizëm për marrëveshje VV-LDK, nis takimi Kurti-Abdixhiku, a do të vazhdojë sot seanca?

August 7, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

I treti që nga viti 2010, Shqipëria do të marrë Eurobond 650 milionë euro në 2027

August 7, 2026
Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com