Mjeku kardiolog që ishte pjesë e ekipit mjekësor të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ahmet Kamberi ka treguar për herë të parë një episod se çfarë kishte ndodhur në një takim që kishte pasur me kryeministrin e asaj kohe, Mehmet Shehu.
Në një intervistë për News24, mjeku Kamberi pohoi se gjatë takimit, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, kishin shkuar për të takuar Shehun, për t’i komunikuar problemet shëndetësore të ish-diktatorit Enver Hoxha, pasi kishte probleme me zemrën.
Ai theksoi se pasi i kishin komunikuar se gjendja e Hoxhës ishte serioze, Mehmet Shehu i kishte kërcënuar se ‘do i rripte të gjallë si ngjala’.
Ju flisni për një takim që patët takim mes ministrin e Shëndetësisë, Llambi Diçishti dhe bashkë ikët tek Mehmet Shehu, për t’ja përcjell gjendjen shëndetësore të Enver Hoxhës.
Ai takim për mua ka qenë shumë i vështirë.
Përse?
Ndoshta dhe më i vështirë dhe për ministrin. Shkuam atje pasi në 81-in, kur ndodhën këto trazirat në Kosovë, Enveri iku shpejt nga Vlora pa i mbaruar pushimet. Ai shkonte jo vetëm paradite në zyrë por dhe pasdite. Bëri një krizë edeme mushkrore, që në truallin e sëmundjes që ai kishte, janë gjëra që ndodhin. Ishte pas një stresi. Ne kërkonim ndihmë që ta bënim atë që mos të vinte në zyrë, pro të qëndronte në shtëpi si i sëmurë. Ai nuk na dëgjonte. Disa herë e kam parë në orën 2 pas mesnate, me edeme-mushkrore që është situatë e rëndë, dhe pasi kapërcente situatën, shkonte në zyrë.
Si sillej me ju?
Me ne?! Sillej shumë miqësisht, na respektonte. Në këtë situatë ne na duhej që t’i kërkonim shokëve të tij të afërt që të na ndihmonin. Një ditë më përpara Mehmet Shehu ishte vënë në dijeni për problemet që kishte pacienti. Pasi nëse ndodhte diçka e papritur, ministria duhet të ishte e përgatitur, që ne të kishim mjetet e nevojshme. Deri në atë kohë, sa ishte Hysni Kapo gjallë, i diskutonim me të. ndaj ekipi duhet të kishte nevojë për një mbështetje.
Si ju priti?
Shumë mirë na priti. Ai na dëgjoi përse shkuam atje, deri në momentin kur ai pyeti; ‘çfarë është kjo edeno mushkrore?!’ Ministri i tha; si nuk është e rrezikshme, në një gjendje të tillë ai mund të mos dalë!”. Dhe Mehmeti ia kthehu: Ça mund të vdes?! “Po, edhe mundet” i tha ministri. Më pas ai pësoi një ndryshim të paparashikueshëm. U kthye nga ne, na shahu, na fyeu, na kërcënoi. Kërcënimi që i mbylli të gjitha ishte; ‘do t’ju rrjep lëkurën si ngjalë’. Në këtë moment u detyrova që të ngrihem. E kapa ministrin për dorë dhe u ngritëm. Ai ishte në këmbë. Pastaj kur u ngritëm ne, ai mbeti. Ne u nisëm për tek dera dhe ai erdhi pas nesh. Tek dera pastaj unë po mendoj se ne duke punuar aq mirë sa punonim, të na rripej lëkura ishte e pashpjegueshme. Unë i thash; shoku kryeministër, ekipi ka punuar shumë mirë. Ministrit i tha; “ti mos eja më për të më informuar”. Kur zbritëm poshtë ministri tha; ‘ç’bërë tha, pse fole?!’ Unë ia ktheva; ‘si mos të flisja?! Që ne po lëmë familjet dhe po sakrifikojmë dhe të na rripet lëkura?!’ Më pas ai tha; ‘mos e diskuto më me njeri’.
Si ishte komunikimi me Enver Hoxhën?! Ju kundërshtonte?
T’i referohem si pacient, se si Enver Hoxhë është tjetër gjë. Ai ishte miqësor me ne. Kishte një sjellje të caktuar ndaj nesh. E para që kërkonte me doemos duhej t’i argumentohej se pse nuk të punonte, apo pse duhet të merrte atë mjekim. Ne duhet t’ja shpjegimin. Nëse shpjegimet tona s’i pëlqente, s’na dëgjonte më.
Kishte momente dobësie?
Po ju tregoj një nga episodet që kam pasur rastin që të ndodhem. Ka qenë një natë e vështirë, që ai ishte me edeno mushkrore dhe gjendja ishte e rëndë. Për një moment unë u stepa. Dhe ai më kapi dorën; “doktor, do e kalojmë dhe këtë si të tjerët”. Për mua që kam më shumë se gjysmë shekulli mjek nuk ka ndodhur që mua të më japë i sëmuri kurajo. Por, kur ai kishte pranuar një regjim që i kishim dhënë dhe ne pastaj hezitonim, pastaj ai nuk pyeste më dhe dilte në zyrë.
Çfarë ndodhte në Vilën e Enver Hoxhës?
Ne nuk kishim punë brenda ne. Hynim kur kishim punë me pacientin. Enver Hoxha kishte studion e tij që ishte në katin e dytë. Zakonisht dilte, hante me fëmijët. Dy muajt e fundit, ai zbriste, edhe pse ishte në karrocë dhe hante bukë me të tjerët. Ne ia kishim ndaluar këtë. Kishte studion që kur nuk shkonte në zyrë, punonte prej aty. Ai donte që të dilte në zyrë të punonte.
Një moment kryesor është dhe viti 84, një vit para se të ndërronte jetë Enver Hoxha. Si u lejua që të shkonte në Spartakjadë?
Ne ia kishim ndaluar. Kishim filluar dhe ndryshime të tjera neurologjike, si dobësia nga këmbët. Ne e kishim ndaluar që të ngrihej nga shtrati. Në një moment vjen oficeri dhe më thotë; ‘doli komandanti, shpejt’. I them; ‘si doli?!’. U detyrova që të zbres me vrap dhe shkova në stadium.
Ishte vendim i tij që nuk e kundërshtoi askush?
Infermierja, Drita, më tha se ai i kishte thënë; ‘Edhe sikur në Vig të më çoni, do të shkoj’. Këtë e mora vesh pas. Mbeta i habitur nga sjellja e tij, pasi i takoi të gjithë ata shokët e tij dhe u ul në vendin e tij sikur nuk kishte kurrgjë.
Çfarë roli kishte Nexhmie Hoxha në shëndetin e Enver Hoxhës?! Sa komunikonte me ju?
Ne kishim 3 burime për informim. Ne ishim brenda në shtëpinë e tij. Na ndante një pjesë. Ishim vendosur në shtëpinë e vjetër dhe mund të shkonim për 15 sekonda në dhomën e tij. Kishim infermieren që e shikonte çdo natë. Pastaj kishte mjekun personal, Isufi, i cili ishte i lirë. Jo si ne që ishim ilegalë. Isufi e shihte më shpesh. Nexhmia na vinte në dijeni për ato gjëra që janë për t’u shqetësuar. Ajo për ne ishte ndihmë e madhe.
Po momenti i vdekjes së tij si ishte?
Që në 12 shkurt ishte mbledhja e Byrosë politike, e fundit kur ai mori pjesë. Kush erdhi në shtëpi, ai gati u rrëzua. Bashkë me ndihmës mjekun e mbajtën. Ishte fillimi i përkeqësimit të gjendjes së tij. Insulti që bëri në mars kishte dhënë ndërlikime të një parkisonizmi muskular dhe i kishte dobësuar këmbën dhe nuk lëvizte dot. Pastaj ishin dhe problemet e zemrës që ne po i trajtonim. Parkinsoni ndikoi negativisht dhe dukej ruajtur dhe kombinimi i mjekimeve. Ne e kishim të monitoruar gjatë gjithë kohës. Në datën 8 në mbrëmje ai priti Ramiz Alinë dhe bisedoi me të një orë. Gjatë natës nuk pamë ndonjë gjë alarmuese që të ishim të vëmendshëm, por ishim aty. Në mëngjes ne shkuam në dhomën tonë dhe kishim lënë atje një nga ndihmës mjekët. Kur u bë vizita, pasi hyri Isufi atje ai i tha; Isuf kohë shumë e bukur. Kur e lë të dalësh, është ndërmarrje e rrezikshme, pasi do e hiqnim nga monitorimi. Ishte ora 9 e gjysëm dhe unë dëgjoj një telefonim të Nexhmies. Brofa menjëherë. Ndihmës mjeku po e ndihmonte që ta vendoste në karrocë, ai kishte rënë mbrapsht në krevat. Më pas e morëm e shtrimë përtokë dhe nisëm procedurën për shpëtimin e jetës. Më pas 2 dite ishin luftë me jetën.