• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mjeku shqiptar në SHBA bën parashikimin: “Gabuan me izolimin, pasojat do t’i vuajmë në të ardhme”

by Java News
10/10/2020 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku dhe drejtori i zhvillimit të vaksinave në “Geovax”, në SHBA Arban Domi në studion e “ABC News” foli për efektet e COVID-19, testet serologjike si dhe vaksinën. Gjatë bisedës në studio më gazetaren e “ABC News” Juli Xhokaxhi, Domi u shpreh se nuk duhet krijuar panik dhe se propaganda duhet shmangur sepse pasojat e tanishme sipas tij do t’i vuajmë në të ardhmen.

Sa i përket izolimit e konsideroi vendim të gabuar dhe se për këtë arsye sipas tij, mbyllja nuk duhet menduar si një opsion parandalues për përhapjen e koronavirusit.

“Tani njohim shumë më tepër, shkollat në Evropë janë hapur. Nuk duhet të shkaktojmë panik tek popullata. Vitet e ardhshme do të shihen edhe efektet tek fëmijët për shkak të këtij virusi. Qytetarët duhen ndërgjegjësuar përsa i përket maskës. 

Duhet të dinë rëndësinë, vlerën kur duhet dhe nuk duhet ta mbajmë maskën. Unë maskën nuk e mbaj se duhet mbajtur sepse e di që maska ka një mbrojtje, por edhe një limit në mbrojtje. Vënien maskës nuk duhet ta imponosh, por duhet ta edukosh”, tha mjeku.

Gjithashtu mjeku shpjegoi se vaksina e gripit nuk ndihmon për COVID-19.

“Efikasiteti i vaksinës ndryshon nga një vit në tjetrin dhe nuk ka lidhje me koronavirusin, por ndihmon në faktin se qoftë edhe 35% të popullsisë ta shpëtojë nga gripi stinor, eliminon mundësinë në rastin kur ke simptoma të ngjashme me COVID-19, të identifikohesh me grip. Sa i përket testit serologjik përveç rasteve kur rekomandohet nga mjeku, nuk është i domosdoshëm pra nuk kanë vlerë të bëhen. 

Efikasiteti i tyre për të treguar nëse kemi kaluar apo koronavirusim është i ulët. Nuk mund të mbështetesh në të dhënat e testit serologjik. Testet serologjike mund të bëhen me dëshirë dhe sipas mundësisë financiare, por nëse dilni pozitiv nuk jeni 100% pozitiv dhe nëse dilni negativ nuk dilni 100% negativ. Më i sigurt është tamponi PCR dhe është në periudhën që jeni të infektuar. Nëse keni udhëtuar dhe dëshironi të bëni testin e tamponit rekomandoj të bëhet pas ditësh pasi është bërë udhëtimi”, tha ai.

Sakaq ai shtoi: “Që të zhvillosh një vaksinë duhen investime të mëdha, për fatin e keq tre katër apo pesë kompani kanë të njëjtën bazë, dhe eksperienca e mëparshme si në rastin e Sars1 tregoi që një vaksinë e tillë nuk është efikase. Antikorpet neutralizuese, njohin virusin apo pjesën qelizore që përdoren nga virusi për të hyrë dhe bllokojnë hyrjen e virusit në organizëm.

Këto lloj antikorpesh janë për 2-3 muaj dhe më pas bie imuni i tyre. Besoj që vaksina do të jetë shumë më e largët nga çfarë mendohet. Nuk ka vaksinë para një një apo një vit e gjysmë për të qenë të sigurt.

Plazma është nga pacientët dhe në përgjithësi është efikase, por gjithashtu ka limite, ndërsa dhe koktej sintetik që përdori presidenti amerikan është një imitim i plazmës por që mund ta përdorësh sipas dëshirës. Janë të limituar, por janë më të prodhueshëm se sasia e plazmës.”

Pyetje: Çfarë duhet të bëjë shkenca sot që kur vaksina të jetë gati, qytetarët ta aplikojnë?

Domi: Shkenca duhet të jetë shkencë, duhet shpjeguar se sa e rëndësishme është për një 20-vjeçar të marrë vaksinën në krahasim me një 50 apo 60-vjeçar.

Ndikimi i temperaturave të larta ndaj COVID-19?

Domi: Në përgjithësi nuk ka rëndësi sa njerëz infektohen, por rëndësi ka sa njerëz janë shtruar në spital dhe sa persona humbin jetën. Në një mënyrë apo një tjetër virusi do të përhapej, ndërkohë gjatë verës

Valë do të ketë sa herë mbyllet dhe hapet, virusi do të bëjë atë që ka për të bërë. Mbyllja për mua nuk qëndron në këtë moment. Mbyllja konsiderohet kur sistemi shëndetësor nuk e përballon. Politikanët duhet të pranojnë se gabimin që bënë me mbylljen. Izolimi epidemiologjik bëhet kur e di që një sëmundje është në një zonë të caktuar, por jo kur sëmundja është përhapur.

Next Post
Edhe kryesia e PD-së do të votohet nga anëtarësia, nga procesi “shpëton” Basha dhe 5 anëtarë të tjerë

Përfundon votimi në Tiranë/ PD nis numërimin dhe do shpallë kandidatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Pamjet ekskluzive tregojnë si i paraburgosuri zbret pa pranga nga ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Pamjet ekskluzive tregojnë si i paraburgosuri zbret pa pranga nga ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, por…

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, por…

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In