Mjeku i njohur kardiolog Sabit Brokaj se personat me sëmundje zemre duhet të kenë kujdes me koronavirusin pasi kanë rrezik potencial.
Brokaj u shpreh se ky është një virus shkatërrues për qelizat muskulare të zemrës.
“Edhe virozat e zakonshme mund të japin probleme tek zemra.
Raste të tilla kemi pasur unë dhe kolegët e mi me përvojë. Ky virus është shumë agresiv dhe shumë shkatërrues në qelizat muskulare të zemrës.
Shumë persona me zemër më kanë pyetur për situatën”, tha Brokaj në “Kjo Javë”. /e.s/