• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Mjeku që braktisi profesionin për t’i shërbyer Gjirokastrës, sfidat e radhës së Flamur Golemit

by A R
26/04/2023 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi ishte i ftuari i radhës në emisionin Debat në A2 CNN dedikuar zgjedhjeve lokale të 14 majit, i cili shpalosi arritjet dhe programin e tij për të kërkuar një mandat tjetër 4 vjeçar.

Golemi, i cili garon nën siglën e Partisë Socialiste, e nisi intervistën me një rrëfim për jetën personale ku tregoi se braktisi profesionin e mjekut për t’i shërbyer qytetit të tij, aty ku ka zgjedhur të rrisë dhe fëmijët.

“Nuk jam një politikan race dhe prej 2016 lashë dashurinë time që është mjekësia, për t’iu përkushtuar qytetit tim. Një dashuri edhe më e madhe përderisa kam zgjedhur që edhe fëmijët e mi t’i rris në këtë qytet. Prej korrikut jam kryetar i bashkisë, në një periudhë jo të lehtë që filloi me tërmetin, për t’u pasuar më pas me pandeminë dhe më pas me luftën në Ukrainë që ka pasur ndikim dhe në Bashkinë tonë”, tregon Golemi.

Më tej, kryebashkiaku aktual i qytetit të gurtë shprehet se një prej arritjeve më të mëdha të mandatit që po përmbyllet është uji i pijshëm 24 orë për qytetarët, projekt të cilin sipas tij po vijon të shtrihet dhe në zonat më problematike që ka pasur bashkia.

“Bashkë me stafin nuk kemi lënë derë pa trokitur për të thithur fonde të huaja dhe ndihem mirë për këtë bilanc. Sot Gjirokastra ka ujë 24 orë, para 4 vitesh, në lagjet e sipërme, në gusht, kishte 1 ose 2 orë furnizim. Po vijojmë me investime në Lazarat, projektet po vijojnë dhe në fshatrat e tjerë. Në Gjirokastër nuk ka pasur investime në ujësjellës prej 30 vitesh. Sot kemi 70% të bashkisë që furnizohet me ujë 24 orë”, shtoi Golemi.

Turizmi ishte në fokusin e Golemit dhe për sezonin e ri. Vitin e kaluar, sipas tij, Gjirokastrën e vizituan mbi 200 mijë turistë, shifër kjo që pritet të rritet. Për të zhvilluar më tej këtë sektor, kandidati socialist renditi dhe investimet e kryera.

“Pas viteve 90 i ra shkëlqimi. Kemi përfunduar muzeun etnografik, shtëpinë e Kadaresë, duke u shtrirë në muzeun e Kalasë dhe duke i kthyer emrin e qytetit muze Gjirokastrës. Vitin e kaluar pritëm më shumë se 200 mijë turistë dhe presim më shumë këtë vit”, përfundoi Golemi.

/a.r

Next Post
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

"Mbusha sheshet në Amerikë e Europë", Spahiu: Ja pse ngela jashtë Parlamentit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

“Do të vijoj betejën për Tiranën”, Braçe: Jam gati të garoj me Ogertën, Arbrin apo këdo! Socialistët duhet të zgjedhin…

July 30, 2026
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com