Në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan ka qenë e ftuar mjekja mikrobiologe Genta Dedej e cila foli edhe për përdorimin e antibiotikëve pa kriter tek pacientët. Sipas Dedej, përdorimi i tepërt i antibiotikëve ka bërë që të rritej rezistenca ndaj tyre dhe kjo gjë është e frikshme.
Genta Dedej: Ajo çfarë vërejmë është, pra nga përdorimi masiv i antibiotikëve, është krijuar ajo që quhet rezistenca ndaj tyre. Nuk po themi përditë, por atëherë kur ndodh apo ne përballemi me këtë moment është vërtet i frikshëm. Për shembull një rast, para pak ditësh, e cila kishte një problem, një infeksion urinar, një vajzë 10 vjeç, e cila bën analizën, ndjek protokollin e shoqëruar me mbjelljen e urinës dhe doli nga 8 antibiotikë, të testuar, vetëm 2 i bënin efekt. Gjithë të tjerët i kishte rezistent. Duke u kthyer pas në historinë e sëmundjes së pacientit, morëm informacion që si fëmijë, kishte pasur probleme kronike të rrugëve të frymëmarrjes dhe i ishte dhënë antibiotik në mënyrë të vazhdueshme që mund të jetë një ndër faktorët e rezistencës të përfaqësuar në urokulturë.
Përdorimi i ilaçeve është një ndërgjegjësim shumë i madh që duhet ta ketë prindi, por mbi të gjitha duhet ta ketë personeli shëndetësor. Dhënia e mjekimeve të nxituara ndaj pacientëve për 100 arsye, të mbingarkesës, së lodhjes, së momenteve që nuk menaxhohen dot, sepse konceptit të tyre për t’i rënë shkurt gjërave, pa pasur atë durimin, qetësinë, pritjen, pa u mbështetur tek laboratori i cili do ta justifikojë dhe në fakt e mbron dhe vetë mjekun në një vendim që ai merr për terapinë. Të gjitha këto do të bënin të kufizoheshin në minimum pasojat afatgjata.
/a.r