Karantina, si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes është një fenomen që në kohët e lashta. Format e hershme të karantinimit përshkruhen në librin e Dhiatës së Vjetër të Levitikut dhe në shkrimet e Hipokratit.
Vetë fjala karantinë është veneciane, rrjedh nga karanta giorni (40 ditë) dhe i refererohet anijeve që ankoroheshin jashtë La Serenissima(Venecias) për t’u siguruar që udhëtarët nuk ishin të sëmurë nga murtaja.
Ndryshe nga izolimi, karantina përqendrohet në ndarjen e të sëmurëve, në vend të atyre që shfaqin simptoma. Gjatë gjithë historisë, masat më të fuqishme kanë qenë recetë për t’i paraprirë diçkaje më të madhe në të ardhmen. Qyteti Eyby i Derbyshire, i cili u izolua gjatë shpërthimit të murtajës në 1666, bëri diçka të guximshme.
Pavarësisht nga emri, kohëzgjatja e karantinës ose izolimi mund të ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, transmeton abcnews.al
Megjithatë, nëse mënyrat dhe mjetet janë të ndryshme, ekzistojnë modele të qarta se si karantina ka ndikuar në mënyrë disproporcionale dhe shpesh diskriminuese në komunitete të veçanta – në veçanti te të varfërit dhe të huajt.
SHBA-ja ka treguar një marrëdhënie të mirë të karantinës dhe ksenofobisë në fund të shekullit të 20-të.
Në 1892, SS Massilia u ankorua në New York, me një numër të lartë emigrantësh, kryesisht hebrenj rusë. Brenda një muaji, ata që kishin zbritur u akuzuan se kishin sjellë tifon në qytet.
Ndërsa përpara se të zbatohej karantinimi për marinarët që kërkonin të hynin në port, autoritetet e New York, larguan me forcë ata emigrantë, të shëndetshëm, të cilët kishin mbërritur në Massilia.
Kujdesi shëndetësor dhe ushqimi nuk ishin në kushte të mira dhe shkelnin ligjin hebre. Ky ishte më shumë një grumbull mbeturinash sesa një spital.
Kur shpërthimi i tifos pësoi rënie, karantina u konsiderua e drejtë nga shtypi dhe populli dhe, kur kolera shpërtheu atë verë, karantina u vendos përsëri. Por prapë diskriminimi ishte i përhapur.
Siç kishte ndodhur me rastin e tifos, vetëm hebrenjtë u ndaluan në portin e New York-ut. Duke lënë mënjanë debatin rreth efikasitetit të karantinës, duket qartë se fanatizmi i drejtpërdrejtë dhe ksenofobia u ndërthurën me shqetësimet në lidhje me parandalimin e sëmundjes.
Kështu në këtë mënyrë u krijuan karantina që ishin mizore, por që nuk do të praktikoheshin nëse do të ishin prekur nga sëmundja një komunitet ‘vendas’ i bardhë.
Zeitgeist(është një koncept nga filozofia gjermane e shekullit XVIII-XIX, që do të thotë “fryma e epokës”) nuk ishte një koncept që preferohej për të varfërit dhe emigrantët që vuanin nga kolera, por për të portretizuar ata që u larguan nga anijet.
Senatori William E. Chandler ilustroi mungesën e konceptit, duke e barazuar me akuzën se hebrenjtë rusë “sillnin sëmundje dhe rrezikonin shëndetin dhe jetën e amerikanëve të respektuar “.
E kombinuar me përpjekjet e tij në 1893 për të ndaluar jo vetëm hebrenjtë por të gjithë imigracionin, që shiheshin se e “keqja e shëndetit publik të imigracionit”, Chandler u tregua emblematik në përgjigjen ndaj kontrollit të sëmundjes.
Sidoqoftë, pikëpamjet e tij pasqyrojnë gjithashtu një mosbesim të përbashkët si për publikun ashtu edhe për klasat politike.
Në një letër drejtuar Chandler, Sarah Gaylord nga Springfiel vlerëson qëndrimin e tij, duke shtuar: ‘Ne nuk kemi nevojë për më shumë popullsi… për krijesa të pista që shumojnë të gjitha llojet e sëmundjeve.
Ne kemi zezakët dhe indianët që duhet të kujdesen për këtë. ‘ Për shumë njerëz, shoqëria ishte me dy nivele, vendasit e pastër që ishin nën kërcënimin e imigrantëve të pistë dhe të sëmurë.
Ndërkohë ka pasur konflikte midis shëndetit publik dhe imigracionit.
Që në vitin 1893 në SHBA, menjëherë pas karantinimit për shkak të kolerës, kongresmeni Bourke Cockran, një emigrant nga Irlanda, u përpoq qartë të argumentonte se ‘gjatë 100 vitesh emigracion nuk ka pasur rreziqe apo pasoja që kanë rezultuar dashakeqëse”.
As ndërhyrja e Cockran dhe as miratimi i Aktit të Karantinës në 1893 nuk penguan karantinimin e punëtorëve kinezë në San Francisko në 1900.
Kjo u gjykua si diskriminim dhe shkelje e Amendamentit të 14-të, i cili u jep mbrojtje të barabartë çdo personi të gjykuar nën juridiksionin e SHBA-së, por vendimi erdhi shumë vonë për punëtorët që kishin humbur punën e tyre, që ishin ndarë nga familjet e tyre ose iu nënshtruan vaksinimit të detyruar, transmeton abcnews.al
Duke e krahasuar me reagimin e qeverisë ndaj shpërthimit të murtajës në Hawai në janar 1900, përgjigjja ndaj San Francisos duhej të ishte më e matur; vendi të paktën nuk u përball me shpërthimin e zjarreve që shkatërruan aksidentalisht 4,000 shtëpi në Honolulu.
Edhe pse asnjëherë nuk u vërtetua që komunitetet aziatike ishin më të rrezikuara, perceptimi i vazhdueshëm se ata ishin të padëshirueshëm nuk lidhet me zgjerimin e Aktin Kinez të vitit 1902, i cili ndalonte të gjithë imigrantët nga Kina.
Por as shekulli 21 nuk është i përjashtuar nga kjo. Vetëm në vitin 2009 Presidenti Obama hoqi ligjin 22-vjeçar i cili ndalonte hyrjen e personave me HIV në SHBA.
Kohët e fundit, në përgjigje të karvanit të emigrantëve në 2018 që lëvizën drejt kufirit të SHBA-së me Meksikën, moderatorja e Fox News Tomi Lahren bëri thirrje për vendosjen e një kufiri , për të parandaluar infektimet duke pyetur audiencën nëse dëshironin ‘HIV / AIDS, linë e dhenve, apo hepatitit në komunitete dhe në shkollat e fëmijëve ”.
Ndërsa banorët e Wuhan po përballen me kufizime në udhëtime dhe humbje të të ardhurave, balancimi kompleks i shëndetit publik dhe lirisë së individit është më sfidues se kurrë më parë./ abcnews
g.kosovari