• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mjekimi më i keq se sëmundja/ Karantina duhet të mbrojë, por dhe dënon njëkohësisht

by Java News
26/10/2020 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

History Today

Karantina, si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes është një fenomen që në  kohët e lashta. Format e hershme të karantinimit përshkruhen në librin e Dhiatës së Vjetër të Levitikut dhe në shkrimet e Hipokratit.

Vetë fjala karantinë është veneciane, rrjedh nga karanta giorni (40 ditë) dhe i refererohet anijeve që  ankoroheshin jashtë La Serenissima(Venecias) për t’u siguruar që udhëtarët nuk ishin të sëmurë  nga murtaja.

Ndryshe nga izolimi, karantina përqendrohet në ndarjen e të sëmurëve, në vend të atyre që shfaqin simptoma.  Gjatë gjithë historisë, masat më të fuqishme kanë qenë recetë për t’i paraprirë diçkaje më të madhe në të ardhmen. Qyteti Eyby i Derbyshire, i cili u izolua gjatë shpërthimit të murtajës në 1666, bëri diçka të guximshme.

Pavarësisht nga emri, kohëzgjatja e karantinës ose izolimi mund të ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, transmeton abcnews.al

Megjithatë, nëse mënyrat dhe mjetet janë të ndryshme, ekzistojnë modele të qarta se si karantina ka ndikuar në mënyrë disproporcionale dhe shpesh diskriminuese në komunitete të veçanta – në veçanti te të  varfërit dhe të huajt.

SHBA-ja ka treguar një marrëdhënie të mirë të karantinës dhe ksenofobisë në fund të shekullit të 20-të.

Në 1892, SS Massilia u ankorua në New York, me një numër të lartë emigrantësh, kryesisht hebrenj  rusë. Brenda një muaji, ata që kishin zbritur u akuzuan se kishin sjellë tifon në qytet.

Ndërsa përpara se të zbatohej karantinimi për marinarët që kërkonin të hynin në port, autoritetet e New York, larguan me forcë  ata emigrantë, të shëndetshëm, të cilët kishin mbërritur në Massilia.

Kujdesi shëndetësor dhe ushqimi nuk ishin në kushte të mira dhe shkelnin ligjin hebre. Ky ishte më shumë një grumbull mbeturinash sesa një spital.

Kur shpërthimi i tifos pësoi rënie, karantina  u konsiderua e drejtë nga shtypi dhe populli dhe, kur kolera shpërtheu atë verë, karantina u vendos përsëri.  Por prapë diskriminimi ishte i përhapur.

Siç kishte ndodhur me rastin e tifos, vetëm hebrenjtë  u ndaluan në portin e New York-ut. Duke lënë mënjanë debatin rreth efikasitetit të karantinës, duket qartë se fanatizmi i drejtpërdrejtë dhe ksenofobia u ndërthurën me shqetësimet në lidhje me parandalimin e sëmundjes.

Kështu në këtë mënyrë u krijuan karantina që ishin mizore, por që nuk do të praktikoheshin nëse do të ishin prekur nga sëmundja një komunitet ‘vendas’ i bardhë.

Zeitgeist(është një koncept nga filozofia gjermane e shekullit XVIII-XIX, që do të thotë “fryma e epokës”)  nuk ishte një koncept që preferohej për të varfërit dhe emigrantët që vuanin nga kolera, por për të portretizuar ata që u larguan nga anijet.

Senatori William E. Chandler ilustroi mungesën e konceptit, duke e barazuar me akuzën se hebrenjtë rusë “sillnin sëmundje dhe rrezikonin shëndetin dhe jetën e amerikanëve të respektuar “.

E kombinuar me përpjekjet e tij në 1893 për të ndaluar jo vetëm hebrenjtë por të gjithë imigracionin, që shiheshin se e “keqja e shëndetit publik të imigracionit”, Chandler u tregua emblematik në përgjigjen ndaj kontrollit të sëmundjes.

Sidoqoftë, pikëpamjet e tij pasqyrojnë gjithashtu një mosbesim të përbashkët si për publikun ashtu edhe për klasat politike.

Në një letër drejtuar Chandler,  Sarah Gaylord nga Springfiel  vlerëson qëndrimin e tij, duke shtuar: ‘Ne nuk kemi nevojë për më shumë popullsi… për krijesa të pista që shumojnë të gjitha llojet e sëmundjeve.

Ne kemi zezakët dhe indianët që duhet të kujdesen për këtë. ‘ Për shumë njerëz, shoqëria ishte me dy nivele, vendasit e pastër që ishin nën kërcënimin e imigrantëve të pistë dhe të sëmurë.

Ndërkohë ka pasur konflikte midis shëndetit publik dhe  imigracionit.

Që në vitin 1893 në SHBA, menjëherë pas karantinimit për shkak të kolerës, kongresmeni Bourke Cockran, një emigrant nga Irlanda, u përpoq qartë të argumentonte se ‘gjatë 100 vitesh emigracion nuk ka pasur rreziqe apo pasoja që kanë rezultuar dashakeqëse”.

As ndërhyrja e Cockran dhe as miratimi i Aktit të Karantinës në 1893 nuk penguan karantinimin e punëtorëve kinezë në San Francisko në 1900.

Kjo u  gjykua si  diskriminim dhe shkelje e Amendamentit të 14-të, i cili u jep mbrojtje të barabartë  çdo personi të gjykuar nën juridiksionin e SHBA-së, por vendimi erdhi shumë vonë për punëtorët që kishin humbur punën e tyre, që ishin ndarë nga familjet e tyre ose iu nënshtruan  vaksinimit të detyruar, transmeton abcnews.al

Duke e krahasuar me reagimin e  qeverisë ndaj shpërthimit të murtajës në Hawai në janar 1900, përgjigjja ndaj San Francisos duhej të ishte më e matur; vendi të paktën nuk u përball me shpërthimin e zjarreve  që shkatërruan aksidentalisht 4,000 shtëpi në ​​Honolulu.

Edhe pse asnjëherë nuk u vërtetua që komunitetet aziatike ishin më të rrezikuara, perceptimi i vazhdueshëm se ata ishin të padëshirueshëm  nuk lidhet me zgjerimin e Aktin Kinez të vitit 1902, i cili ndalonte të gjithë imigrantët nga Kina.

Por as shekulli 21 nuk është i përjashtuar nga kjo. Vetëm në vitin 2009 Presidenti Obama hoqi ligjin  22-vjeçar i cili ndalonte hyrjen e personave me HIV në SHBA.

Kohët e fundit, në përgjigje të karvanit të emigrantëve në 2018 që lëvizën drejt kufirit të SHBA-së me Meksikën, moderatorja e  Fox News Tomi Lahren bëri thirrje për vendosjen e  një kufiri , për të parandaluar infektimet duke pyetur audiencën nëse dëshironin ‘HIV / AIDS, linë e dhenve, apo hepatitit në komunitete dhe në shkollat ​​e fëmijëve ”.

Ndërsa banorët e Wuhan po përballen me kufizime në udhëtime dhe humbje të të ardhurave, balancimi kompleks i shëndetit publik dhe lirisë së individit është më sfidues se kurrë më parë./ abcnews

g.kosovari

Next Post

Kapet shpërndarësi i drogës te “Komuna e Parisit”, në pranga dhe dy të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In