Që prej fillimit të shfaqjes së epidemisë së COVID 19 në vendin tonë nuk kanë munguar mesazhet e mjekëve për sensibilizimin e qytetarëve por edhe falenderimet e këtyre të fundit për punën e palodhur të bluzave të bardha.
Dhe kush më mirë mund ta vlerësojë përkushtimin e tyre sesa pacientët që kanë prekur ambientet e Infektivit në këtë periudhë por që ja kanë dalë të triumfojnë mbi virusin vdekjeprurës.
Falenderues janë edhe familjarët e tyre.
Mbesa e një prej pacientëve të shëruar që ka lënë spitalin kishte vendosur mëngjesin e sotëm këtë çarçaf në kangjellat rrethuese të infektivit me mesazhe falenderuse për gjithë stafin mjekësor të këtij spitali që po sakrifikojnë çdo ditë. /e.s/