• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Mjaft” bën raportin e premtimeve të pambajtuar të qeverisë

by A R
23/12/2015 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e koalicionit PS-Lsi e drejtuar nga Edi Rama ka mbajtur deri në tani vetëm katër nga 27 premtimet e bëra në dy vitet e saj të drejtimit të vendit. Lëvizja “Mjaft” prezantoi dje raportin e saj për punën e qeverisë në 29 muaj, shkruan Gazeta Shqiptare. Sipas këtij raporti, mbeten ende të parealizuara premtime si ai për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, shërbimi shëndetësor falas, goditja e të korruptuarve si dhe reforma në drejtësi.

Përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje, Aldo Merkoçi, deklaroi dje gjatë prezantimit se sa i përket premtimit për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, “ajo çfarë ka ndodhur nga vrojtimet ka qenë fakti që e para, papunësia në vend në 3-mujorin e dytë të këtij viti është 17.3%, pra pa ndryshuar nga ajo e vitit pararendës”. Në 4 premtimet që kjo qeveri ka mbajtur bëjnë pjesë rimbursimi i TVSH-së, normalizimi i sektorit të energjisë elektrike, hartimi i një ligji për energjinë dhe futja e teknologjisë në pagesën e taksave.

Raporti i “Mjaft” u referohet deklaratave publike të Partisë Socialiste, por edhe angazhimeve të marra në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet nismave ligjore. Dhe prej këtyre kanë rezultuar rreth 27 premtime të qeverisë, nga të cilat 4 rezultojnë të realizuara në përputhje me premtimin, 10 premtime vlerësohen si të realizuara pjesshëm, 1 premtim konsiderohet si i pamatshëm dhe 12 premtime konsiderohen të parealizuara.

 

PREMTIMET E REALIZUARA

  1. Rimbursimi në kohë i TVSH-së.
  2. Normalizimin e sistemit të energjisë, shlyerjen e borxheve në këtë sektor, rimëkëmbjen e operatorëve që operojnë në

të.

  1. Qeveria ka premtuar hartimin dhe zbatimin sa më shpejt të një ligji të ri për energjinë.
  2. Përdorim i teknologjisë së informacionit për të gjitha llojet e tatimeve dhe taksave në vend.

 

PREMTIMET PJESËRISHT TË REALIZUARA

  1. Shlyerja e të gjitha detyrimeve të

prapambetura ndaj biznesit, të krijuara nga

qeveria “Berisha” brenda 9-mujorit të parë të

qeverisjes.

  1. Nuk do të krijohet asnjë borxh i ri.
  2. Formalizimi i ekonomisë.
  3. Produktet “Made in Albania”, eliminimi i barrierave fiskale për importin.
  4. Mbyllja e procesit të legalizimeve të ndërtimeve pa leje.
  5. Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë.
  6. Investime në rrjetin e transmetimit në mbështetje të modelit tonë të ri ekonomik.
  7. Përmirësimi i situatës në sektorin e turizmit përmes ngritjes dhe funksionimit në eficencë të Agjencisë Kombëtare për Bregdetin.
  8. Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.
  9. Përmirësime radikale në sistemin e shëndetësisë.
  10. Punësim në bazë të meritës e konkurrencës.
  11. Reforma në arsim.

 

PREMTIM I PAMATSHËM

  1. Thjeshtëzim real i procedurave tatimore.

Gazeta Shqiptare

Next Post

Francë, parandalohet një sulm terrorist kundër policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Parandalimi i korrupsionit, ministrja Pirdeni shpjegon pesë nisma, në “sitë” financimi dhe lobimi i partive

January 20, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

January 20, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin?

January 20, 2026
Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

January 20, 2026
Mbi 30 të vdekur nga sulmi rus në Ukrainë, reagon BE: Sulm barbar, duhet urgjent armëpushim

“Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”, Presidentja e KE: Tarifat e Trump janë një gabim!

January 20, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

January 20, 2026
“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

January 20, 2026
Marrëveshja Shqipëri–Itali, Balla: Forcon partneritetin strategjik, mbështet fuqishëm diasporën shqiptare

Marrëveshja Shqipëri–Itali, Balla: Forcon partneritetin strategjik, mbështet fuqishëm diasporën shqiptare

January 20, 2026
Irani në errësirë totale online: Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

Irani në errësirë totale online: Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In