Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Shkodër ku një 9-vjeçar u mbyt në lumin Gjadër.
Edhe pse nëna e tij tentoi ta shpëtojë ajo nuk mundi që ta nxirrte të gjallë djalin e saj.
Këngëtarja Elisabeta Marku, e njohur në muzikën e këngës popullore, është motra e madhe nga babai e djalit që gjeti vdekjen tragjike ditën e sotme.
Shërbimet e Komisariatit Vau Dejës kanë shkuar në vendngjarje të cilët njoftojnë se është shtetasi F. M, 9 vjeç, nga fshati Naraç, pa shenje jete.
/a.m.