Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ndodhet në Derviçan ku është pritur nga Edi Rama.
Në fjalën e tij para banorëve të zonës është shprehur se do të mbështesë minoritetin grek ndërsa ka premtuar se do të bëjnë maksimumin që fëmijët që jetojnë në këto zona të shkollohen në gjuhën greke.
“Livadhja ka qenë një urë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Do bëjmë të pamundurën që të zgjidhim të gjitha problemet që ju keni gjithmonë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Për të gjithë ata grekë që jetojnë këtu, ndihma jonë nga ana qeveritare do të jetë e madhe. Do bëjmë maksimumin që fëmijët grekë që jetojnë këtu të shkollohen në gjuhën greke sigurisht dhe shqipen.
Ne do e mbështesim rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Jam shumë i emocionuar për vizitën time këtu dhe për pritjen që më keni bërë. Ju jam fjalën që do jem mbështetja juaj kryesore jo vetëm tani por gjithnjë. Do kemi bashkëpunim me qeverinë shqiptare për infrastrukturë”- tha ai.
/s.f