• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mitsotakis kur do ndalesh së gënjyeri”? Kryeministri grek përplaset me gazetaren: S’mund të vish këtu në zyrë dhe të më fyesh mua dhe ose…

by Java News
10/11/2021 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një episod jo i mirë ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp, të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe homologut të tij holandez, Mark Rutte. Gazetarja holandeze Ingeborg Beugel iu drejtua kryeministrit të Greqisë, duke e pyetur se kur do ndalonte së gënjyeri. Gazetarja e akuzoi kryeministrin grek për “abuzim narcist” gjatë konferencës së tij me kolegun holandez në Athinë.

“Kryeministër Mitsotakis, kur, më në fund, do të ndalesh së gënjyeri? Duke gënjyer rreth kthimit (të emgirantëve), duke gënjyer për atë po ndodh me refugjatët në Greqi? Ka pasur dëshmi dërrmuese e ju vazhdoni të mohoni e të gënjeni. Ky është abuzim narcist. Pse nuk je i sinqertë? Pse nuk thua: “Bruksel, na lini vetëm, kemi pritur gjashtë vjet, askush nuk bëri asgjë. Tani e kam fjalën dhe po, unë bëj kthime mizore, barbare (të emigrantëve)”, ”, iu drejtua gazetarja holandeze, kryeministrit grek.

Ajo po u referohej pretendimeve të grupeve për të drejtat e njeriut dhe organizatat si UNHCR-ja e OKB-së se Greqia në mënyrë të paligjshme po i kthen azilkërkuesit në Turqi në kufijtë e saj tokësorë e detar.

Kryeministri e mbrojti politikën e qeverisë së tij, duke e quajtur të ashpër por të drejtë dhe tha se Greqia ka shpëtuar qindra njerëz nga viti 2015, kur ka qenë në frontin e krizës së emigrantëve në Evropë. Mitsotakis po ashtu shtoi se autoritetet po i pengojnë barkat në det në përputhje me rregulloret e BE-së dhe se u kanë dhënë azil 50.000 personave, përfshirë “dhjetëra mijëra afganë”.

“Kuptoj që në Holandë, ju keni një kulturë të shtrimit të pyetjeve të drejtpërdrejta ndaj politikanëve, që unë e respektoj shumë. Ajo që nuk do ta pranoj është që në këtë zyrë ju të më fyeni mua ose popullin grek me akuza e shprehje që nuk janë të mbështetura në fakte materiale. Shiko, ti nuk do të vish në këtë ndërtesë e të më fyesh mua. A jam shumë i qartë për këtë? Kjo është politika jonë, do të qëndrojmë prapa saj dhe unë nuk do ta pranoj askënd që e drejton gishtin nga kjo qeveri dhe që e akuzon për sjellje çnjerëzore”, – i tha kryeministri.

g.kosovari

Next Post
“Foltorja” zhvendoset në një vend tjetër, Berisha tregon se kur do të zhvillohet takimi i radhës

Komandant na dogji malli!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

January 30, 2026
Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

January 30, 2026
Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

January 30, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Duhet ndarje territoriale funksionale (jo thjesht elektorale)

January 30, 2026
I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

January 30, 2026
Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

January 30, 2026
Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

January 30, 2026
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

January 30, 2026
1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In