• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komandant na dogji malli!

by Java News
10/11/2021 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gert Gjyzeli

“Nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend se do të vinte një ditë që me vullnetin tim do t’i jepja këto copëza kujtimesh për botim e t’i shihja të shtypura edhe në libër”.

Me këto fjalë për ‘’kamandantin e shkuar’’ e nis librin e tij me kujtime (reale apo te stisura nuk e dijmë) Shefqet Peçi, titulli i të cilit libër është huazuar dhe në këtë shkrim.

Titulli me të cilin u pat emërtuar ky libër (jo libri) më pat bërë gjithmonë përshtypje dhe m’u kujtua sërisht këto kohë tek shoh herë pas herë turin e filluar nga ish-drejtuesi i PD-së në takimet me grigjën e tij.

Ashtu siç Shefqet Peçi, ndoshta dhe turmat e demokratëve (berishistë) mund ta ndjejnë veten këto kohë të surprizuar dhe të kënaqur që erdhi dhe “dita e tyre’’ për të parë e për të jetuar faktin që komandanti i tyre u bë sërish protagonist kryesos në terrenin shqiptar të së djathtës dhe në politikën shqiptare gjithashtu.

Ajo që fillimisht u pa si një fund i padenjë për një komandant  (të imponuar) të së djathtës shqiptare pas deklarimit “non grata” nga SHBA-të, po rezulton si një boomerang ku “viktima” po kthehet në hero dhe, me energjinë që ka shpalosur ndër vite, po përpiqet që të shfrytëzojë këtë situatë që çuditërisht pak nga pak po kthehet në favor të tij.

Vështirë se ata  që e nisën këtë lojë, “non grata”-n, t’i kenë bërë llogaritë gabim por ndoshta kanë një plan të tyre B, dhe nëse ai nuk ecën siç duhet atëherë një plan të tyre C e me rradhë, por dëmi që i bënë shoqërisë shqiptare në këtë rast është jo i vogël, duke u bërë shkak që me lëvizjen e tyre të rikthehej në skenë (nga prapaskena) kjo figure, e cila pa teprime mund të thuhet se është prej shkaktarëve kryesorë (në mos kryesori) për pasojat që vuan ky vend sot, i menaxhuar keq nga këto “komandantë e komisarë’’ të pas viteve ‘90.

Ky “komandant” rrishtazi ka manipuluar me turmat e së djathtës, ashtu siç manipuloi me to dhe me shqiptarët në përgjithësi në dhjetorin e bukur e të paharruar te vitit ‘90, ku një pjesë e shqiptarëve të rraskapitur nga modeli social-politik i zbatuar nga shteti dhe  pushteti i kaluar, panë tek ky person dhe tek të ngjashëm të tij në ato vite, mundësinë për t’u shkëputur nga e shkuara por pa e ditur dhe pa i shkuar ndërmend se si do qe ardhmja pas viteve ‘90.

Ky personazh nuk mund të ishte për shqiptarët në ato vite dhe më pas as si elektriçisti polak i “Solidarnost”-it  Lech Valesa, aq me pak si intelektuali çek disident Vasllak Havel, e as si ndonjë  personazh tjetër protagonist i atyre viteve, por pak nga pak ngjan më shumë si një nxënës apo mësues i Lukashenkos apo i ndonjë tjetri të ngjashëm.

Fatura është e gjatë: kaosi me pronat dhe pasojat e saj, fajdet, kontrabanda, kanabisi, Gërdeci, 97-ta, 98-ta, korrupsioni, vrasjet,  krimi shtetëror dhe joshtetëror etj, por pavarësiht këtyre kjo figurë është akoma e dashur dhe jo “non grata” tek shumë shqiptarë të djathtë.

Nuk mund të mos vesh re në këto takime të ndërmarra prej tij se të gjithë komponentët e skenës janë të njëjtë si në 30 vitet e shkuara, ku më shumë spikatet ajo e përheshmja dhe që nuk shmanget asesi, ajo e cila është dhe trashëgimnia më e keqe në politikën shqiptare e këtij personazhi, denigrimi i armikut (në disa raste dhe e ish-mikut)  deri në frymën e fundit, me akuza të vërteta e të pavërteta, më gënjeshtra e trillime, me fyerje, kërcënime etj.

Duke mos dashur të zgjatem më shumë, më duhet të them se duke parë pjesëmarrësit e shumtë prezentë në takimet e kryera rrishtazi të demokratëve, më vjen ndërmend një shprehje e njohur që thotë: Nëse bëni gjithmonë atë që keni bërë gjithmonë, është mundësia (ose rreziku) se do të merrni gjithmonë atë që keni marrë gjithmonë.

Dhe në këtë rast është rreziku se këto turma ndjekësish partiakë do marrin atë që kanë marrë gjithmonë turmat në Shqipëri nga komandantët e tyre, shpërfilljen, abuzimin dhe manipulimin me to.

Por dhe pas kësaj, refreni ka qenë ai i njëjti: Rroftë komandanti!

Next Post
Buxheti për turizmin, 205 milionë lekë për 4 bashkitë që kanë probleme me mbetjet plastike

Buxheti për turizmin, 205 milionë lekë për 4 bashkitë që kanë probleme me mbetjet plastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com