• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mitsotakis ‘nuk i ndahet’ Belerit: Çështja përmbys progresin e arritur, po i mohohet e drejta e betimit

by A M
17/09/2023 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka folur për çështjen “Beleri” në një konferencë për shtyp që u realizua në kuadrin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut.

Sipas kreut të qeverisë greke, burgimi i Fredi Belerit hedh hije mbi marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe përmbys progresin që janë arritur katër vitet e mëparshme.

“Jam i shqetësuar nga fakti jo vetëm i burgosjes, por madje edhe sot, Shqipëria i mohon një kryetari bashkie të drejtën të betohet. Ia kam raportuar këtë udhëheqjes shqiptare dhe nuk ndërhyj me drejtësinë shqiptare, por kjo është një shkelje e shtetit ligjor dhe krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet dypalëshe që do të ndikojë më gjerë në përpjekjet e Shqipërisë për t’iu afruar BE-së”, tha Mitsotakis sipas asaj që shkruan Kathimerini.

Mitsotakis u shpreh se do të vazhdojë ta ngrejë çështjen në nivel europian dhe tek kryeministri Edi Rama personalisht.

“Nuk do të ndaloj së ngritur këtë çështje në nivel europian dhe tek vetë Rama personalisht”, tha Mitsotakis.

Beleri u arrestua në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit dhe po gjykohet me akuzën për shitblerje të votave. Athina zyrtare ka kërkuar që Belerit t’i jepet mundësia të betohet, por Tirana zyrtare shprehet se një gjë e tillë nuk e lejon ligji.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Beleri iu rrëzua kërkesa për daljen nga paraburgimi dhe çështja ka kaluar për gjykim.

Next Post
“Mbështetje zhvillimit të potencialit në veri të vendit”, Denaj e nis detyrën e re me fermerët e Shkodrës

“Mbështetje zhvillimit të potencialit në veri të vendit”, Denaj e nis detyrën e re me fermerët e Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

November 4, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

November 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In