• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Miti që lufta është për burra ra”, Linda Rama: Beteja në vitin covidian provoi që gratë janë luftëtare të fuqishme dhe fituese

by A R
06/04/2021 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

-Bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama mori pjesë në Samitin “Lidershipi i gruas në botën tejet konkuruese të epokës post-covid” organizuar online nga ICYF, organizata ndërkombëtare e bashkëpunimit islamik, në kuadër të Forumit për Rininë 2021 mbajtur nga Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara (ECOSOC).

Më poshtë fjala e plotë e Linda Ramës:

Megjithë keqardhjen që duhet ta bëjmë këtë komunikim të bukur në distancë, ky mbetet sidoqoftë një kuvendim i bukur për të cilin organizatorët meritojnë admirim e falenderim!

Lidership, grua, botë, konkurrencë vijnë në fakt me një emërues të përbashkët. Atë të betejave shekullore të së shkuarës për të mbërritur shumëçka që për stërgjyshet dhe gjyshet tona ishte e paimagjinueshme; por edhe për sfidat e së ardhmes që janë beteja të përditshme të së sotmes.

Ndërsa covid, do të mbetet gjatë në kujtesën e në reflektimet tona si momenti më spikatës i fuqisë së gruas në botën e punës.

Janë në këtë vit covidian një pafundësi grash heroina nëpër spitale dhe qendra shëndetësore, që u qëndrojnë tek koka e vaksinojnë një pafundësi njerëzish çdo ditë, që punojnë për fabrikimin e vaksinave dhe medikamenteve të tjera, që studiojnë, analizojnë e komentojnë në frontin e kësaj lufte duke na ndriçuar rrugën e të ardhmes. Një shembull i shkëlqyer për këtë është padyshim themeluesja e BioNTech, Znj. Ozlem Tureci, së cilës gjithë bota sot i detyrohet shpëtimin e miliona jetëve.

Po janë edhe një pafundësi mësuesesh që me përkushtim të admirueshëm në kushte të reja, tejet sfiduese, mbajnë të pandërprerë rrjedhën e marrjes së dijes për fëmijët tanë. Janë edhe më shumë akoma gratë që mbajnë lidhur prej më shumë se një viti zinxhirin e punës, përballë zinxhirit të infektimeve që sfidon të përditshmen tonë, duke kërcënuar vazhdimësinë e jetës për çdo kënd nga ne! Këto janë gratë heroina të betejës Covidiane që bota do i kujtojë gjatë!

Më tërhoqi gjithashtu në këtë ftesë audienca, qindra gra dhe vajza të mirëarsimuara me tituj universitarë dhe pas universitarë nga 45 vende të botës dhe po kaq përfaqësuese nga bota e aktivizimit civil. Lejomëni t’u përcjell secilës shprehjen e admirimit e të respektit tim për atë që jeni, atë që bëni dhe atë që rrezatoni rrotull jush, duke e bërë botën më të mirë falë pranisë e kontributit tuaj!

Unë vi nga një familje myslimane. Jam e martuar me Edin, që është Katolik. Dy fëmijët tanë nga martesa e mëparshme janë të krishterë ortodoksë dhe i treti, djali ynë i vogël gjashtëvjeçar, do ta zgjedhë vetë se cilës fe do t’i përkasë, nëse do të dojë ta bëjë një ditë këtë zgjedhje natyrisht. Kjo është në fakt Shqipëria e harmonisë ndërfetare, për të cilën, ne shqiptarët krenohemi. Dhe për këtë shkak, në shtëpinë tonë gjenden librat e shenjtë të Kuranit dhe Biblës ku po njësoj jepet porosia se cilido që shpëton një jetë, ka shpëtuar të gjithë njerëzimin! Fati e solli në këtë vit covidian të shohim jo një, por një armatë njerëzish në shpëtim të jetës dhe të gjithë njerëzimit, dhe gratë në ballë të tyre!

Unë jam ekonomiste. Por nuk është instikti i ekonomistes më i forti instikt që unë kam. Qëndron shumë më i fortë brenda meje instikti i nënës dhe i gruas me një interes që shtrihet përtej vetes dhe familjes, në çështje të interesit publik, me dëshirën e vazhdueshme që të gjej mënyrën për të qenë e dobishme në to. Per mua modeli i gruas profesionalisht të suksesshme është shumë i rëndësishëm, por nuk është në asnjë rast i mjaftueshëm. Dhe sot, në frontin e parë të luftës me covidin për shpëtimin e jetëve të njerëzve, është së pari instikti i nënës, i vajzës dhe gruas ai që i paraprin profesionalizmit të mjekes, infermieres, sanitareve, mësueseve, sipërmarrësve, shkencëtareve. Në këtë betejë të pamëshirshme, është pikërisht ky instikt që nuk i le të lodhen, të mërziten, të dorëzohen.

Shqipëria sot ka një bilanc pararojë të përfaqësimit gjinor. 9 pikë më lartë se mesatarja europiane për nga prezenca e gruas në nivelet më të larta të vendimmarrjes publike, e barabartë me mesataren europiane në përqindjen e grave në parlament, më shumë gra se sa burra ministra në kabinetin qeveritar, administratë publike mbi 60% gra, gra edhe në majat e institucioneve të drejtësisë, prokurore dhe gjyqtare dhe sigurisht gjithnjë dhe më shumë modele të suksesshme grash sipërmarrëse apo në nivelet më të larta të administrimit privat.

Por, ndërsa i gëzohemi ngjitjes së grave drejt majave të vendimmarrjeve publike dhe private, dhjetra e mijëra gratë e tjera presin të shohin atje, në majën e pushtetit politik dhe ekonomik, së pari një aktiviste dhe jo një burokrate. Që presin të pulsojë fuqishëm në karriken e lartë të pushtetit apo në fronin e lartë të profesionalizmit dhe të sipërmarrjes, ashtu si për gratë heroina në betejën covidiane, instikti i nënës dhe i gruas që në botën konkurruese lufton për të drejtën, refuzon ashpërsinë, dënon dhunën, hap shtegun e mundësive për të tjerë, shëron plagë, zgjat dorën, inspiron, motivon, mbështet pa u dorëzuar.

Kemi të drejtë të ndjehemi mirë dhe shpresëplotë sot teksa shohim më shumë ministre, gjyqtare, prokurore, menaxhere, administruese të larta, sipërmarrëse. Por kjo prezencë do të mbetet një statistikë më shumë në harresën e kohës nëse nuk do të përkthehet në mision për të influencuar zgjidhjet që presin problemet e mijra vajzave dhe grave që përjetojnë dhunë, bezdi seksuale në vendin e punës apo në hapsirat publike, paragjykime që bëhen pengesë për shpalosjen e pasioneve të tyre, kushte të vështira pune, pamundësi arsimimi dhe punësimi, varfëri. Gratë do të triumfojnë vetëm atëherë kur mbi çdo pushtet do të qëndrojë pushteti i vlerave dhe i ndjenjave të thella njerëzore.

Ndaj nesër, ju, vajza dhe gra, ekonomiste, juriste, mjeke, inxhiniere, eksperte të të gjitha fushave, jam e sigurt që do të kërkoni me ngulm suksesin duke u përballur me sfida aspak të lehta. Do të ngjiteni në majat e larta të karrierës, duke shpërblyer kështu mundin tuaj dhe mbështetjen e familjeve tuaja. Por mos harroni që sakrifica e brezave kërkon, që në përpjekjet tuaja, së pari të thërrisni atë, instiktin e nënës dhe të gruas që botës post pandemike do t’i jepte modestinë, vetëpërmbajtjen, kontrollin e vetvetes, shmangien nga vëmendja për veten dhe nga vaniteti sipërfaqësor, disiplinën, gjenerozitetin, dhe sensin e bashkësisë pikërisht ato asete që kurani thotë duhet t’i kultivoni “nëse doni të korrni sukses” (Surat An-Nur, 24; 31).

Bota e pas-pandemisë do të jetë një botë që do të kërkojë më shumë kuvendim, më shumë drejtpeshim të sfidave, më shumë dëgjesë mbi larminë e problemeve, më shumë përgjegjshmëri sociale për individët në nevojë, më shumë butësi, më shumë njerëzi, më shumë ndjeshmëri ndaj mjedisit, më pak grykësi dhe përballje për sundim. Ju e kuptoni më mirë se kushdo vlerën e kësaj urdhërese të Kuranit: “Mos mëtoni çka Allahu i ka dhënë dikujt me tepri krahasimisht me të tjerët: burrave pjesën që kanë, grave njësoj, gjithë pjesën që u takon” (Surat An-Nisa’, 4; 32).

Ka ekzistuar një mit, i vjetër sa vetë bota, që lufta është vetëm për burra! Armata e grave në frontin e parë të betejës me COVID-19 provoi që gratë janë luftëtare të fuqishme dhe gjithnjë fituese!
Suksese të gjithave dhe secilës prej jush!

Next Post
A do ta presë ‘në besë’ PD-ja, LSI-në? Qytetari i kujton sharjet, Basha: Mbaje mendjen tek numrin 9

A do ta presë 'në besë' PD-ja, LSI-në? Qytetari i kujton sharjet, Basha: Mbaje mendjen tek numrin 9

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In